BDI Strugë: VMRO-LSDM krijojnë përçarje etnike në Strugë

Tentimi i VMRO-DPMNE-së në Strugë që duke bërë shkeljen ligjore të tërheqin listën aktuale të kanditatëve të VMRO-DPMNE-së që tu dorzojnë listë të përbashkët për zgjedhjet lokale krijon hapur përcarje në baza etnike të qytetarëve të Strugës, transmeton Zhurnal. 

Këtë e bëri të ditur sot kryetari i Shtabit zgjedhor të BDI-së në Strugë Ramiz Merko. Ai theksoi se këto shkelje ligjore krijojnë tensione tek elektorati në Strugë. 

“Ne nuk do të lejojmë këto tentim të tyre, por në qoftë se ato bëjnë ndarje në baza etnike atëherë edhe ne pa u menduar gjatë do t’u bëjmë thirje dy kandidatëve të mundshëm shqiptarë të BDI-së dhe PDSH-së por dhe listës së këshilltarëve të RDK-së dhe listës së pavarur që të dalin bashkërisht në zgjedhje duke u ndarë në baza etnike shqiptare dhe maqedone“, tha në konferencën për gazetarë Merko. 

Ky reagim i tij vjen pas tentimit që VMRO-DPMNE, LSDM dhe partitë tjera maqedonase në Strugë të bënë marrëveshje për të dalë bashkërisht në zgjedhje dhe të tentonin që gjatë ditës së premte (8 Mars) të shfrytozojnë afatin e fundit të dorëzimit të kanditatëve dhe listave të opozitës. Por pasi që kjo ishte e paligjshme, kjo nuk u lejua nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Strugë.

Lajme të ngjashme

Back to top button