Gjykata administrative u mundëson VMRO-së dhe LSDM-së që të garojnë bashkë në Strugë

Pas  përgjigjes negative nga Komisioni komunal zgjedhor në Strugë që VMRO-ja dhe LSDM-ja të garojnë me listë të përbashkët për këshilltarë, është gjykata administrative ajo që ka hedh poshtë këtë vendim të KKZ-së në Strugë duke lejuar dy partitë maqedonase që ta realizojnë planin e tyre për koalicionin e përbashkët për Strugën.

Risto Qushovski nga SDSM-Strugë konfirmoi për MIA-n se gjyqi administrative ka vendosur në favor të tyre lidhur me këtë çështje.

“Zyrtarisht morëm përgjigje nga Gjykata e lartë administrative se na lejohet që në zgjedhjet lokale të marrim pjesë e listë të përbashkët me VMRO-DPMNE-në në garën për këshilltarë komunal”, theksoi Qushovski për MIA-n. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button