Sela: Maqedonasit duhet ta pranojnë se me Strugën do të udhëheqin shqiptarët

Ziadin Sela , në një takim me gazetarët i klasifikoi si lojra të ulta që bien ndesh me demokracinë ngjarjet e fundit me listën e përbashkët të proklamuar nga VMRO dhe LSDM në Komisionin Komunal Zgjedhor.

Sela, tha se maqedonasit në emër të parimit të demokracisë që nënkupton respektin e shumicës, duhet ta kuptojnë se në Strugë do të qeverisë gjithmonë një shqiptarë, sepse rreth 60 përqind e banorëve të saj janë shqiptar, transmeton Strugalajm.  

Ndërkohë, në pytjen në lidhje me pozicionin që duhet të mbajnë partitë shqiptare pas këtij koalicioni të orientuar kundër partive shqiptare, Sela tha se prej shumë kohësh ka deklaruar që kandidatët shqiptarë dhe partitë shqiptare në Strugë të bien dakord rreth një principi ,por ka munguar reagimi nga kundër kandidati i BDI-së për këtë çështje.

”Unë e kam thëne prej para një muaj, në qoftë se ata kanë princip ejani të merremi vesh për një principin që ai kandidat që ka më pakë vota t’i jap dorën kandidatit tjetër dhe t’i uroj atij fitoren në raundin e dytë dhe në këtë drejtim kam menduar se do të më përgjigjet kundër kandidati im .Por, në këtë drejtim duhet pyetur kundër kandidati im se a i ka të gjitha votat shqiptare, sepse kundërkandidati im ka bërë koalicion me një parti që lufton për  ti mbyllë paralelet shqipe të Podgorcës . Përderisa nuk janë të qartë në emër të këtij principi sepse listën e kanë të përzier dhe duhet një qartësim në këtë drejtim” theksoi Sela .

Gjithashtu, në këtë dalje me gazetarët kandidati i PDSH-së u shfaq i sigurt se ai tashmë ka siguruar mbështetjen masive të shqiptarëve të Strugës, dhe do të jetë fituesi i garës për kreun e Komunës .

I pyetur se në rast se kandidati i BDI-së do rezultojë fitues në raundin e parë si do të sillet ai dhe partia e tij, Sela tha kjo është e pa imagjinueshme.

 ” Fillimisht nëse kjo kërkohet në emër të votës shqiptare po, nëse kjo bëhet në emër të lojrave të fëlliqura politike për pushtet atëherë nuk do të deklarohem ” përfundoi Sela.

Lajme të ngjashme

Back to top button