RMV, mori 500 euro nga qytetarja pasi e kërcënoi se do të publikojë foto e video të saj, policia e arrestoi të dyshuarin

Nga 21 janari deri më 31 janar të këtij viti, 29 vjeçari nga Shkupi  dyshohet se ka shantazhuar 32 vjeçaren me fotografi dhe video, vepër e dënueshme në bazë të nenit 259 nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk.

Policia ka paraqitur kallëzim penal Prokurorisë themelore publike në Shkup në lidhje me dyshimet që 29 vjeçari M.B. nga Shkupi ka shantazhuar 32 vjeçaren A.B. duke i kërkuar 1500 euro, që të mos publikohen fotografi dhe video të saj në rrjetet sociale.

Raportohet që të dy janë takuar më 31 janar në një kafene në sheshin “Maqedonia” në Shkup, ku i dyshuari ka marrë 500 euro nga viktima. Sot Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka njoftuar se ka filluar procedurën në lidhe me rastin.

“Menjëherë pasi mori të hollat, i dyshuari është arrestuar”, njoftoi Prokuroria, duke kërkuar nga Gjykata Penale në Shkup të përcaktojë masën e paraburgimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button