Rezarta Shkurta: Dashuria mbi gjithçka

Rezarta Shkurta thotë se karriera dhe paraja nuk mund ta bëjnë askënd të lumtur aq sa dashuria.
Këngëtarja nga Shqipëria ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook për të treguar sa e lumtur është që ka pranë bashkëshortin Ermalin.

“Kur sapo preka moshën e pjekurisë, përafërsisht 18 vjeç, mendoja se asgjë në këtë botë nuk do të kishte rëndësi dhe asgjë nuk do më bënte të lumtur më shumë se karriera. I kisha vënë vetes disa synime që fluturonin tërë kohës, rreth kokës sime. Sa më shumë ngjisja shkallët, aq më shumë bëhesha e pangopur dhe aq më shumë e palumtur”.

“Vazhdoja kështu deri ditën që njoha Ermalin. Më pas kuptova që asgjë, as karriera e as paraja, nuk të bën të lumtur e nuk ta ngroh aq shumë shpirtin, sa e bën njeriu i zemrës. Jam koshiente, që nuk është Facebooku, vendi i duhur për ta thënë, por ndonjëherë e ke zemrën aq plot, sa ke dëshirë ta ndash me miq këtë ndjesi të mirë?”, ka shkruar Rezarta në profilin e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button