Sela takon Ladorishtarët, premton investime në infrastrukturë, sport dhe kulturë

Vazhdojnë aktivitetet zgjedhore të Ziadin Selës dhe ekipit të tij. Pas fshatrave Tatesh i Epërm dhe i Poshtëm, sot kandidati për kryetar të komunës së Strugës nga radhët e PDSH-së, vizitoi Ladorishtën.

Sela përshkoi në këmbë të gjitha lagjet e këtij fshati, ku u takua me banorë, dëgjoi hallet e tyre dhe u shpërndau atyre programin qeverisës si alternativën e tij për zgjidhjen e problemeve.

Përmirësimi i rrjetit të ujësjellësit, futja e lagjeve të papërfshira në rrjetin e kanalizimit, ndërtimi i një salle sportive në vendin e quajtur “Lulishte” (Rasadnik), angazhim për kthimin e zyrës së vendit, ndërtimi i kulmit të Bazilikës së Ladorishtës për të ekspozuar të njejtën për turistë, mbështetje institucionale për SHKA ” Valët e Liqenit” dhe klubin e futbollit, ishin disa nga premtimet e Selës për ladorishtarët. Të gjitha këto janë të përfshira në programin qeverisës katërvjeçar.

Pasi i përshkoi në këmbë të gjitha lagjet, rrugët dhe rrugicat, para një numri të madh të qytetarëve, Sela bëri hapjen solemne të Shtabit zgjedhor në Ladorishtë. Ai kërkoi përkrahjen e banorëve për të realizuar së bashku këtë program, duke dalur masovikisht në ditën e zgjedhjeve dhe të rrethojnë numrin 22.

Lajme të ngjashme

Back to top button