Një rrëfim mbi dashurinë më të bukur ndërmjet dy njerëzve

Nuk është rrëfimi mbi Romeon dhe Zhulietën apo Kajsin dhe Lejlën, ajo çfarë dua të ju tregoj është rrëfimi më i mrekullueshëm mbi dashurinë, që ka ekzistuar prej krijimit të njeriut të parë deri në ditët e sotme.

Ndoshta ti mendon se çka ka të bëjë ky rrëfim dashurie me Islamin… mos u mërzit se ky rrëfim është plotësisht hallall dhe kur të ta tregoj inshAll-llah do të më japësh të drejtë.

Me këtë rrëfim përkufizohet koncepti i ‘’dashurisë’’, e jo si duan të na tregojnë neve personalitetet e ndryshëm si Romeo dhe Zhulieta etj….  dhe unë nuk dyshoj në besnikërinë e tyre, por diçka mungon kë këto ngjarje.

Interpretuesit krysorë të këtij rrëfimi janë Ademi dhe Hava ajelhimus selam, për ta kuptuar këtë më mirë, të vështrojmë njëherë shumë e shumë ( All-llahu Alem )vjet në të kaluarën, të themi të saktën atëherë kur All-llahu swt, e krioji njeriun e parë nga balta, ashtu siç na tregon Kur’ani i shenjtë: 55:14.”Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (enë balte) e pjekur. “.

Ai, Subhanehu ve teala, e krijoi atë, e ngriti dhe ia dha formën më të mirë. E pajisi me arsye dhe e ngriti mbi të gjitha qeniet.

Ademi a.s ka jetuar në Xhennet dhe kishte gjithçka në dispozicion, Ai, alejhis selam , ndjehej i vetmuar dhe i mërzitur… kjo duket si një përallë për fëmije, por kjo është në hadith “sahih” me transmetim autentik. Diçka i mungonte atij, nuk mundte të jetonte i vetëm në Xhennet. Ai, ajehis selam, ndjehej jo i plotë, atij i nevojitej shoqëri, dashuri , qetësi, mëshirë , zemërbutësi…etj, dhe e pyeti All-llahun subhanehu ue teala, se a mundte, Ai , subhanehu we teala të krijonte dikënd me këto cilësi, që ai, alejhis selam, të ndjehej i plotë dhe të ishte vërtet i qetsuar dhe i lumtur. All-llahu subhanehu we teala, e krijoi Havën a.s nga brinja e majtë e Ademit a.s.

7:189.  “Ai (All-llahu) është Ai që ju krijoi prej një vete, e prej saj krijoi palën e saj për t’u qetësuar pranë saj. Kur e mbuloi ai (mashkulli) atë (gruan), ajo u ngarkua me një barrë të lehtë dhe ashtu vazhdoi me të, e kur u bë e rëndë, ata të dy lutën All-llahun, Zotin e tyre: “Nëse na jep një (fëmijë) të mirë (pa të meta), ne do të jemi falënderues ndaj Teje.”

Këtu dua të bëj një pushim të shkurtër, para se të vazhdoj të tregoj më tej, pasiqë rrëfimet në Kur’an dhe Sunnetin e të Dërguarit s.a.ë.s, nuk janë për tu zbavitur, po për të menduar për to dhe për t’i zbatuar në jetën e përditshme…

Çfarë mendon, përse All-llahu swt e krijoi së pari Ademin e pastaj Havën?

Përse All-llahu swt nuk i krijoi që të dy përnjëherë, gjë e cila për të Gjithëfuqishmin do të ishtë diçka shumë e lehtë. Ndoshta është (All-llahu alem) që Ademi a.s , të ndjente se çfarë është vetmia dhe me këtë ta dinte, se jeta pa të s’do të ishte e mundshme, madje as në Xhennet. Ndoshta me këtë All-llahu swt, don të na thotë ( All-llahu alem ) se burri s’mund të jetojë pa grua dhe as gruaja s’mund të jetojë pa burrë… asnjëri nga të dytë nuk është i plotë, por të dytë nga lloji dhe mënyra e tyre e krijojnë një plotësi, janë dy blloqë të së njejtës ndërtesë.

Nga këtu e marrim konceptin e ‘’burrit’’ dhe ‘’gruas’’ në Islam. Burri dhe gruaja janë dy njerëz me rrënjë të njejta, të njëjtë në të drejta dhe detyra, me detyra dhe dallime plotësuese, që të dy i ngjajnë njëri-tjetrit dhe secilli e sjell atë që i mungon tjetrit. Gruaja është çelsi i lumturisë në dynja dhe qëtësim për burrin, dhe anasjelltas.

A e kupton tash hadithin: “ Martësa është gjysma e dinit”? Islami mundohet ndërmjet dy njerëzve, ndërmjet bashkëshortit dhe bashkëshortes… ti mund të fales, të japësh zekat, të agjërosh në Ramazan, të lexosh Kur’an, kur të martohesh do ta gjesh pjesën tjetër të imanit.

A mendon se sikur çdo kush të ishte i vetëdijshëm për këtë dhe tjetrin ta konsideronte si një pjesë fundamentale të vetes së tij, do të kishte kaq shumë bashkëshortësi të dështuara, si sot ? sikur çdokush të kuptonte këtë, se ai/ajo është “ jo i/e plotë” a do të hiqtë dorë nga pjesa tjetër e vetës së tij? Unë nuk besoj! Kështu lidhja e tyre do të bazoheshte në këtë dashuri dhe mëshirë për të cilët, All-llahu swt thotë në Kur’an :

30:21.”Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.”

All-llahu sët e krijoi Ademin a.s nga argjili… Argjili është simbol i forcës , fuqisë, apo jo ? dhe Havën a.s e krijoi nga një brinjë, diçka e gjallë, jetë dhe ndjenja, e thyeshme dhe e butë etj. A nuk e sheh, se të dy, nëse secili i kryen detyrat e veta, plotësohen dhe kurrë nuk shkëputen? Këto janë shenja të All-llahut swt, është një ligj i përgjithshëm, përse mundohen disa t’i bëjnë të dytë të barabartë, sikur të ishin të njëjtë? Përse atëherë janë “burrë” dhe “grua”? dhe kush e hjek çdo herë kartolinën më të keqe? Për fat të keq, si çdoherë gruaja!

Kur’ani na tregon dallimet në një mënyrë jashtzakonisht të bukur dhe na jep shembull nga koha, All-llahu swt thotë në Kur’an :

92: 1 – 4 “Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë! Pasha ditën kur ajo shkrepëtin! Pasha Atë që krijoi mashkullin e femrën! Vërtet, veprimi juaj është i llojllojtë.”

Natën dhe ditën në kohë, mashkullim dhe femrën në biologji, pozitiv dhe negative në fizikë dhe astronomi… këto janë shenja që tregojnë , se Krijuesi i tyre është I njëjti, është Një:

51:49.“Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështinë e Zotit).”

Shkojmë përsëri te ajeti i mëparshëm, All-llahu swt, na jep një krahasim ndërmjet detyrave të ditës dhe të natës , të burrit dhe të gruas. Dita dhe nata, të dyjat janë 24 orë, ato e plotësojnë njëra-tjetrën, ashtu që nuk mund të shohësh kalimin nga drita në errësirë. Në disa stinë të vitit nata është më e gjatë se dita dhe ndonjëherë është anasjelltas, por me gjithë këtë ato e plotësojnë njëra tjetrën dhe çdoherë janë 24 orë. Ato kanë detyra të ndryshme dhe nga asnjëra s’mund të hiqet dorë.

All-llahu swt në shumë ajete në Kur’an thotë:

28:71.Thuaj: “Sikur All-llahu ta bënte natën e përhershme (t’ua zgjaste) deri në ditën e kijametit, ç’mendoni, cili zot pos All-llahut do t’ju sillte juve dritë? A nuk merrni vesh?”

28:72.Thuaj: “Më tregoni, nëse All-llahu ua bën ditën të vazhdueshme deri në ditën e kijametit, cili zot pos All-llahut do t’ju sjellë natë që të pushoni në të? A nuk shihni (sa po gaboni)?”

A e kupton këtë shembull? Përdore te burri dhe gruaja!

Vazhdojmë me rrëfimin. Mbetëm aty kur All-llahu swt e krijoi së pari Ademin a.s dhe pastaj Havën a.s dhe fillimisht që të dy jetonin në Xhennet. All-llahu swt, u tha se çdo gjë e kishin të lejuar përveç një druri. Ademi dhe Hava, alejhimus selam, e ndëgjuan mashtrimin e Iblisit dhe hëngrën nga druri i ndaluar dhe dënimi i All-llahut ishte që ata të dalin nga Xhenneti, siç shohim, që të dy bënë gabim dhe u dënuan nga All-llahu swt, dhe më vonë All-llahu swt i fali që të dy:

7:19 – 27 “(Ne i thamë) O Adem, ti dhe bashkëshortja jote zini vend në Xhennet, hani nga të doni, e mos iu afroni kësaj peme, pse do të bëheni prej zulumqarëve (të vetvetes suaj). Shejtani i nxiti ata të dy (i mashtroi), që t’ua zbulojë atyre pjesët e turpshme që u ishin të mbuluara dhe tha: “Zoti juaj nuk ua ndaloi juve dyve atë pemë vetëm që të mos bëheni meleqë (engjëj), ose të mos bëheni prej të përjetshëmve. Dhe ju bëri be atyre (duke u thënë) se: Unë jam këshillues për ju. Atëherë me mashtrim i zbriti (në nivel të palakmueshëm). E kur e shijuan pemën u zbulua vendturpi i tyre dhe filluan ta mbulojnë atë (duke vënë gjeth mbi gjeth) nga gjethet e (pemëve të) xhennetit. Zoti i tyre i thirri (duke u thënë): “A nuk ua ndalova ju dyve atë pemë dhe a nuk ju thashë ju dyve se shejtani është armik i hapët për ju?!” Ata të dy thanë: “Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë(i dëmtuam) vetvetes sonë, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!”(All-llahu) Tha: “Zbritni, jeni armik i njëri-tjetrit. Në tokë ju e keni vendqëndrimin (vendbanimin) dhe përjetim deri në një kohë. Tha: “Në të (në tokë) do të jetoni (do të gjallëroni), në të do të vdisni (do të varroseni) dhe prej saj do të nxirreni (do të ringjalleni). O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri. Këto janë nga argumentet e All-llahut, ashtu që ata të përkujtojnë. O bijtë e Ademit, të mos ju mashtrojë kursesi shejtani sikurse i nxori prindërit tuaj nga xhenneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre që t’ju dalë në shesh lakuriqësia e tyre. Vërtet ai dhe shoqëria e tij ju sheh, ndërsa ju nuk i shihni. Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që nuk besojnë.”

Xhenneti është shtëpija e prindërve tanë të parë, apo jo? Këtu në tokë jemi të gjithë të huaj për një kohë të caktuar, krahaso 60 – 70 vjet me amshueshmerinë! Si ndjehesh kur për një kohë e len shtëpinë tënde dhe shkon në udhëtim? Të merr malli për ted he nuk mund të jesh rahat, apo?

Dhe tani shtëpia yte e vërtetë nuk është kjo e tashmja, por është Xhenneti, a nuk don të kthehesh atje? A nuk don t’i shohësh begatitë prej të cilëve hëngrën prindërit tane? Pra, nuk është aq vështirë sa mendon ti.

All-llahu swt të sjell vetëm një kusht: të pasosh rrugën e Tij swt i Cili të njeh dhe të don më shumë se sa ti veten tënde.

Edhe në këtë botë ka “ drunj të ndaluar” All-llahu swt na jep të gjitha, na ka lejuar të gjitha , na ka ngritur mbi gjithcka, krejt i kemi ne afërsi dhe Ai, swt na ka ndaluar vetëm pak gjëra. Këto “drunj të ndaluar” janë për mirëbërësinë tonë në këtëbotë, për fat të keq ka shumë të cilët nuk kanë mësuar asgjë nga mësimi i prindërve tanë dhe hanë edhe më tej nga ky “dru i ndaluar” dhe krejt tjerat i lënë, njeriu është shumë i çuditshëm.

Çfarë mësojmë edne nga kjo pjesë e rrefimit? Ah, kur prindërit tanë hëngrën nga ky lloj druri, iu zbulua vendturpi dhe çfarë ishtë reagimi i tyre? U mbuluan me gjethet e Xhennetit. Çfarë do të thotë kjo? Se natyrshmëria dhe njerëzishmëria është që të mbulohet trupi dhe jo të tregohen intimitetet. Ky dinjitet është i lindur te njeriu dhe është gjëja më e strenjtë çfarë ai ka, natyralisht përveç Islamit!

Iblisi, lanetullahi alehj, është armiku jonë dhe ai është në një luftë të vazhdueshme kundër neve. Egoja e jonë dhe pasionet… kush shkon pas këtyre, ai e ka humbur luftën dhe ai është i dështuar në këtë dhe në atë botën tjetër, por të suksesshimt janë ata që e pasojnë rrugën e All-llahut swt.

Pra, dënimi i prindërve tanë të parë ishte që ata të zbresin në tokë sepse All-llahu swt kështu iu kërcënua, nëse ata hanë nga druri i ndaluar dhe Ai swt e zbatoi kërcënimin, por edhe ua fali gabimin.

Thuhet se All-llahu swt e zbriti Ademin a.s ne Indi , e Havën a.s në rrethinën e Xhiddes ( Arabinë Saudite ). Ata kanë kërkuar njëri tjetrin, nuk mund të jetonin të ndarë, dhe në fund u gjetën. Ku? Në kodrën e mëshirës, në afërsi të Xhiddes, diku rreth 70km larg Xhiddes, kjo do të thotë se Ademi a.s  ka ecur nga India deri në Arabinë Saudite, me qindra kilometra, dhe Hava vetëm 70kilometra, përse është kjo kështu? Ndoshta nga kjo vlen ajo se burrat duhet të bëjnë hapin e parë dhe gruaja e ka vetëm fjalën e fundit.

Motra të dashura! A e kuptoni tash përse burrat kaq shumë rrotullime duhet të bëjnë para se t’ju marrin? Të të lypë ty. Të të premtoje se do të sillet me ty siç e meriton, të të financojë për të gjitha gjërat dhe të t’i mbulojë të gjitha nevojat. Te marrë All-llahu swt si dëshmitar para prindërve tuaj, mehri, martesa… dhe krejt kjo do të ishte e pamundur pa lejen tënde. Fjalën e fundit e ke ti. A nuk e kupton përse? Sepse ti ke shumë vlerë të All-llahu swt, te prindërit e tu dhe te ky burrë. Mos u kënaq me pak dhe mos kërko shumë. Këto janë të drejtat të cilat t’i dha All-llahu swt, dhe mos lejo të të tradhëtojnë. Janë të drëjtat që ti dha All-llahu swt , Krijuesi yt dhe jo një njeri që është si ti!

Prandaj është e pakuptueshme se si disa burra mund të ngrejnë zërrin dhe dorën para juve, duhet atyrë para fytyrave t’u thuhet : si mund ta bësh këtë, kur prindi yt i parë nuk mundi as në Xhennet të jetonte pa një grua? Si mund ta bësh këtë, kur prindi yt i parë me qindra kilometra ka ecur vetëm për ta takuar përseri gruan e tij? Si mund një njeri të jetë i tille? Kur në rangun e parë vë forcën trupore para dashurisë dhe harmonisë!

Profeti jonë s.a.w.s shpalljen e parë e mori ne shpellën “Hirra” dhe vrapoi i frikësuar për në Mekë, dhe te kush shkoi ai? Natyrisht se duheshte te një grua dhe logjikisht duheshte ajo, Hadixhja r.a të jetë, e cila mbuloi atë , s.a.w.s

…sipas islamit është shumë keq ta lëndosh atë në ndjenjat e saja, sepse ajo është një vazo lulesh, që kushton shumë, e thyeshme dhe duhet të sillesh me kujdes me të dhe t’i japësh dashuri.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button