Bexheti rrënon objektet rreth Liqenit Treska, por nuk tregon se çka do të ndërtohet ndonëse plani urbanistik duhet të jetë publik

Kryetari i Komunës Saraj, Blerim Bexheti, po e fsheh Planin e detajuar urbanistik (PDU) për Liqenin Treska dhe nuk thotë se çfarë është planifikuar të ndërtohet atje. Dy javë më parë, me urdhër të tij, me mekanizimin e ndërmarrjes publike komunale, ka filluar rrënimi i objekteve te liqeni, nga kampuesit u kërkua të largoheshin nga kompleksi, por nuk thuhet se çfarë do të bëhet me ish-simbolin e Shkupit, njofton Portalb.mk.

Plani i detajuar urbanistik për Treskën u miratua në fund të vitit të kaluar, por askush në publik nuk e ka parë atë. Sipas Ligjit për planifikimin urbanistik, komuna duhet të mbajë prezantim publik dhe të realizojë sondazh publik, ndërsa pasi të miratohet plani duhet të botohet në ueb-faqen e komunës për të qenë në dispozicion të publikut. Me punimet e ndërtimit te liqeni, filloi realizimi i planit, ndërsa askush nuk e di se çfarë dhe sa objekte janë vizatuar në pullat për ndërtim.

SDK kërkoi nga kryetari Bexheti të tregonte se çfarë parashikohej me të, por nuk morën ndonjë informacion. Edhe tani, pasi filluan shembjet në Treskë, ka disa ditë që është kërkuar plani i detajuar urbanistik të paraqitej dhe të vihej në dispozicion, por Bexheti së pari u justifikua që urbanisti ishte në pushim mjekësor, megjithëse edhe ai si kryetar i komunës ka marrë pjesë në miratimin dhe hartimin e planit e më pas e ndërpreu përgjigjen e thirrjeve telefonike, sms-ve dhe viber mesazheve.

Liqeni Treska ishte nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit deri në nëntor të vitit 2013 kur Qeveria e VMRO-DPMNE ia dorëzoi Komunës Saraj. Kryetari i atëhershëm i Sarajit Bekim Murati njoftoi se Treska do të shndërrohej në një atraksion të ri turistik në Shkup, se ka investitorë të huaj të interesuar, kryesisht nga Turqia, por deri më tani nuk është realizuar, sepse nuk ishte miratuar plani i detajuar.

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, i cili në programin e tij zgjedhor premtoi të rikthejë shkëlqimin e Liqenit Treska me partneritet publik-privat, thotë se kjo është pikërisht ajo që do të bëhet tani, por ka spekulime në publik pasi Bexheti nuk e ka sqaruar planin.

“Më vjen shumë keq që u lejua kompetencat për liqenin nga Qytetit të kalojnë në Saraj dhe tani, edhe nëse duam, nuk kemi fuqinë zyrtare për ta marrë atë nën kompetencat tona. Për atë pjesë, ekziston një vendim i Qeverisë për shpalljen e një zone turistike dhe plan të detajuar sipas të cilit do të rregullohet hapësira. Do të ishte mirë që plani të paraqitej në publik në mënyrë që njerëzit të dinë se për çfarë bëhet fjalë, ndërsa Kryetari Bexheti është dashur ta bëjë para se të fillonte punët e ndërtimit. Mendoj se mund të gjendet një zgjidhje edhe për kampistët dhe ka hapësirë ​​të mjaftueshme që ata të qëndrojnë atje”, thotë Shilegov.

Vitin e kaluar, qeveria e shndërroi një pjesë të tokës bujqësore në fshatrat Gllumovë dhe Shishevë, e cila ndodhet rreth liqenit, në tokë për ndërtim në mënyrë që Komuna e Saraj të mund të bëjë Plan të detajuar urbanistik. Asokohe nga Qeveria thanë se ky vendim ishte marrë që në këtë pjesë të periferisë së kryeqytetit të mund të vizatohen pullat dhe të mund të ndërtohet një vendbanim me vikend shtëpiza, kompleks hotelerik dhe një qendër sportive e rekreative për zhvillim të eko turizmit, me çka do të kthehet në funksion edhe liqeni.

Liqeni Treska u ndërtua në 1978 me vetë-kontribut të banorëve të Shkupit. Me një sipërfaqe prej 136,000 metra katrorë dhe kapacitet për 10.000 vizitorëve në vitet 1980 dhe 1990 ai funksionoi kryesisht si vend për piknik për banorët e Shkupit, veçanërisht në muajt e verës. Rreth liqenit, i cili ka thellësi prej 1,6 deri në 3 metra, kishte shtëpi druri, kafene, restorante, pishina, zhveshtore, tualete, fusha sportive, si dhe një kamp për rimorkio. Liqeni Treska ishte në funksion vetëm 20 vjet. Në vitin 1998, për shkak të ndotjes së ujit, ai u mbyll për not dhe që nga ajo kohë ka filluar shkatërrimi i tij. Sot, njëzet vjet pasi u mbyll, kompleksi përreth liqenit është shkatërruar plotësisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button