Komiteti Olimpik Ndërkombëtar propozoi vaksinimin e sportistëve para Olimpiadës

Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) propozoi vaksinimin e sportistëve dhe zyrtarëve para mbërritjes në Japoni për Lojërat Olimpike verore, raporton Anadolu Agency (AA).

“KON do të bashkëpunojë me komitetet olimpike kombëtare për të inkurajuar dhe ndihmuar sportistët dhe zyrtarët dhe të interesuarit të vaksinohen në vendet e tyre amë, në përputhje me udhëzimet kombëtare të imunizimit, para se të udhëtojnë për Japoni”, njoftoi KON.

“Ky është kontribut për një mjedis të sigurt të lojërave, por edhe si respekt ndaj Japonisë, të cilët duhet të jenë të sigurt se gjithçka bëhet që të mbrohen, jo vetëm pjesëtarët, por dhe japonezët”, theksohet nga KON.

Kryetari i KON-it, Thomas Bach, inkurajoi pjesëmarrësit olimpik dhe paraolimpik që të vaksinohen, duke sqaruar se kjo nuk do të jetë e detyrueshme.

Lojërat Olimpike 2020 të planifikuara për në korrik të vitit të kaluar janë midis shumë ngjarjeve sportive të shtyra në të gjithë botën për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Lojërat Olimpike në Tokio janë planifikuar për periudhën nga 23 korrik deri më 8 gusht 2021, të ndjekura nga Lojërat Paraolimpike që do të mbahen nga 24 gushti deri më 5 shtator.

Qeveria japoneze ka mohuar raportet për anulimin e mundshëm të Lojërave Olimpike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button