Në bazë të planit të arkitektit Memeti, planifikohet gjelbërimi i kulmit në Qendrën Tregtare “Mavrovasja”

Qyteti i Shkupit sot ka prezantuar planin për gjelbërimin e kulmit të Qendrës Tregtare “Mavrovasja” në Çair, ku planifikohet gjelbërimi i sipërfaqes prej 4 mijë metra katror, transmeton Portalb.mk.

“Për realizimin e projektit, Qyteti i Shkupit nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Shoqatën e Përdoruesve të Lokaleve të Biznesit në “Mavrovasja” dhe Komunën e Çairit, ndërsa projekti është donacion nga shoqata”, sqarojnë nga Qyteti i Shkupit, për kulmin e tretë me radhë që po ndërtohen në Qytet.

Raportohet që në këtë kulm planifikohet mbjellja e mbi 40 llojeve të fidaneve në 4 mijë metra katror, duke e vlerësuar si më të madhen në qytet.

“Çatia e gjelbër po projektohet nga arkitekti i njohur dhe fitues i disa çmimeve, Besian Memeti”, njoftojnë nga Shkupi, duke theksuar se Shkupi në kushtet e pandemisë do të fitojë një vend tjetër të mrekullueshëm ku ngjarjet kulturore mund të zhvillohen në ambient të hapur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button