Në kazino shfrytëzuan para të falsifikuara, policia paraqiti kallëzim penal ndaj dy qytetarëve

Dy qytetarë të Kumanovës dyshohen se kanë future në treg disa 50 euro të falsifikuara në një kazino, për çka policia ka ngritur kallëzim penal për “falsifikimin e parave”, transmeton Portalb.mk.

“SBP në Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër 43 vjeçarit A.R. dhe 32 vjeçarit N.S. nga Kumanova, për shkak dyshimeve për falsifikimin e parave”, njoftojnë nga Policia.

Ata dyshohet se javën e kaluar nga një person në Tetovë kanë marrë 37 para të falsifikuara, 26 prej te cilave i kanë shfrytëzuar në një kazino. Vlerësohet se dëmin që e kanë shkaktuar arrin vlerën 79.950 denarëve.

Policia raportoi se edhe në veturën e 43 vjeçarit janë gjetur 11 para të falsifikuara në vlerë të njëjtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button