Messi: Karrierën e përfundoj në atdhe

Për shumëkënd futbollisti më i mirë në borë, argjentinasi Lionel Messi deklaroi sot për mediet spanjolle se mendon për rikthim në atdheun e tij. Kjo nuk do të ndodhë në ardhmërinë e afërt, por dëshirë e madhe e tij është që dikur të luajë për  Newell’s Old Boys nga vendlindja e tij Rosario.

“Nuk e di se kur do të ndodhë, por kjo është dëshirë imja e madhe. Dëshiroj të luaj në ligën e Argjentinës”, deklaroi Messi, i cili para pak kohësh e ka zgjatur kontratën me Barcelonën deri në verë të vitit 2018, që do të thotë se ai do të jetë i lirë kur të jetë 31 vjeçar.

Messi ka shkuar në Barcelonë në vitin 2000, ka qenë pjesëtarë i akademisë së saj të futbollit. Deri tashti për gjigantin katalonas ka luajtur 369 ndeshje dhe ka shënuar 303 gola. Me klubin e tij ka qenë tre herë kampion i Champions League dhe pesë herë kampion i Spanjës.

Lajme të ngjashme

Back to top button