Di Maria rikthehet pas dy javësh

Lajmet nuk janë aq të këqija për Di Marian pas lëndimit që e pësoi në ndeshjen kundër Manchester United në kuadër të 1/16 së finales të Champions League, të cilën madridlenët e fituan me rezultat 2:1.

“El Fideo” do të jetë jashtë fushave të gjelbra vetëm dy javë dhe fati siç duket ka qenë në anën e argjentinasit, pasi që nuk do ta humb asnjë ndeshje me rëndësi të madhe të ekipit mbretëror.

Reali në dy javët e ardhshme, pa ndihmën e mesfushorit argjentinas do të luajë dy ndeshje në La Liga, fillimisht kundër Celta Vigos, pastaj do të ballafaqohet me Mallorcan.

Lajme të ngjashme

Back to top button