‘Nata e Zjarreve’ përmbylli Epopenë e UÇK-së

Me ndezjen e zjarreve në Prekaz ka përfunduar manifestimi “Nata e Zjarreve” në Prekaz, duke përmbyllur ditët e Epopesë së UÇK-së, kushtuar 15-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, të më shumë se 50 anëtarëve të familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare që nga orët e mesditës kanë shkuar në Prekaz, për të marrë pjesë në shënimin e këtij manifestimi, shkruan KP.

“Nata e Zjarreve”, që ka nisur sonte në ora 18.00, dhe po vazhdon në Prekaz, po shoqërohet me një program të pasur kulturor-artistik, shënon edhe fundin e manifestimit, i cili filloi më 5 mars. /telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button