Qyteti i Shkupit merr pjesë në Panairin e ‘Ndërtimtaria 2013’

Qyteti i Shkupit së bashku me ndërmarrjet e saja publike, sivjet për herë të parë merr pjesë në panairin e madh ndërkombëtar për ndërtimtari që do të mbahet në panairin e Shkupit nga data 05 deri më 09 mars 2013.

Në këtë panair Qyteti i Shkupit, NP” Ujësjellësi dhe kanalizimi”, NP” Higjiena komunale”, NP” Rrugë dhe rrugica”, NP” Parkingu i Qytetit”, NP” Drisla”, NTP, NP” Parqe dhe gjelbërime” si dhe Kopshti Zoologjik-Shkup, pjesëmarrësve dhe vizitoreve do t’ua prezantojnë spektrin e gjerë të veprimtarive. Për këtë qëllim janë përgatitur shumë materiale promovuese, eksponanate, LCD-projeksione me tema të ndryshme nga fusha e veprimtarisë të ndërmarrjeve publike dhe ZOO-Shkup.

Stenda e Qytetit të Shkupit dhe ndërmarrjeve publike gjendet në hallën e parë dhe deri tani në masë të madhe ka tërheq vëmendjen e vizitorëve , ndërsa deri në fund pritet që panairin për ndërtimtari ta vizitojnë shumë përfaqësues të bashkësisë së biznesit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button