RMV, Prokuroria zbuloi se një kontabilist “fitoi” 11 milion denarë duke falsifikuar nënshkrimin e noteres

Prokuroria e Shkupit zbuloi se kontabilisti për tre vite e gjysmë me nënshkrim të falsifikuar nga noterja kishte nënshkruar 211 urdhra transferimi parash, njofton Portalb.mk.

Një kontabilist nga Shkupi akuzohet për përvetësim të pothuajse 11 milion denarëve pasi u zbulua se kishte falsifikuar nënshkrimin e një noterje për të cilën ai punoi për disa vjet.

Hetimi i Prokurorisë së Shkupit tregoi se kontabilisti nga 28 prilli 2016 deri më 28 nëntor 2019 me nënshkrim të falsifikuar nga noterja nënshkroi 211 urdhra për transferimin e fondeve.

Që i gjithë operacioni ishte planifikuar mirë tregon fakti se fondet që i kishte “fituar” në këtë mënyrë ai transferoi nga llogaritë e funksionimit të noteres nga disa banka të ndryshme, në një llogari bankare që noterja i kishte në një bankë, ku edhe gruaja e tij kishte një llogari, së cilës ai më pas ia transferoi fondet dhe i tërhoqi ato nënshkrues i autorizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button