UNESKO: Hekurudha, autostrada, tubacioni i gazit dhe linja e rrymës elektrike për në Shqipëri të ndërtohen në një trase

UNESKO kërkon që ndërmarrjet shtetërore në vend duhet të koordinohen mes veti për projektet e rëndësishme të infrastrukturës që kalojnë nëpër zonën e mbrojtur në rajonin Ohër-Strugë dhe të kërkojnë opsion që përmes një traseje (korridori) të kalojnë hekurudha, autostrada, tubacionin e gazit dhe linjën e rrymës elektrike në drejtim të Shqipëri, në draft-raportin e hartuar ku thuhet që janë përmbushur kushtet që Ohri dhe Liqeni i Ohrit të futen në listën e trashëgimisë natyrore dhe kulturore botërore të rrezikuar, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Ndryshe nga viti i kaluar, kur UNESKO në Raport afirmoi propozimin e misionit të tyre reaktiv për  të ndërtuar një tunel për hekurudhën për në Shqipëri, midis Strugës dhe Përrenjasit, tani kërkon që ndërmarrje shtetërore (Ndërmarrja publike për rrugët shtetërore, Ndërmarrja publike për Infrastrukturë  hekurudhore Hekurudhat e RMV-së , MEPSO dhe Resurset Energjetike Kombëtare të koordinohen mes veti për trasetë e projekteve të infrastrukturës kapitale.

Kjo do të shmangte mundësinë që hekurudha, autostrada, tubacioni i gazit dhe linja e rrymës elektrike të kalonin nëpër trase të ndara, të cilat në të ardhmen do të rrezikonin biodiversitetin dhe peizazhin unik të mbrojtur nga UNESKO.

Përndryshe, një vit më parë , MEPSO nënshkroi kontratë për ndërtimin e një linje interkonjeksioni 400 kilovolt midis Manastirit dhe Elbasanit, e cila kalon nëpër rajonin e mbrojtur të Ohrit. Një hap prapa është hekurudha Kërçovë-Lin, për të cilën Qeveria vjeshtën e kaluar filloi procedurën për gjetjen e financave për ndërtimin e saj nga fondet ndërkombëtare. Hekurudha, qysh në shtator 2020, u nda në dy faza, ashtu që faza e parë nga Kërçova në Strugë do të kushtojë 426 milionë euro. Me këtë, qeveria e Maqedonisë hapi një hapësirë ​​për harmonizim me UNESKO për ndërtimin e fazës së dytë të hekurudhës, në pjesën nga Struga në kufirin Maqedoni-Shqipëri.

Autostrada Trebenisht-Strugë është gati me dokumentacionin e projektit, ndërsa dokumentacioni i projektit për pjesën nga Struga deri në kufirin midis dy vendeve ende nuk është punuar. Për Korridorin 8 që kalon nëpër rajonin e Ohrit, UNESKO në Draft raport përsëri jep rekomandime specifike, edhe pse me përmbajtje të modifikuara nga viti i kaluar.

“Merrni parasysh mundësinë e kombinimit të autostradës A2 dhe hekurudhës në një tunel, nëse nuk është e mundur të azhurnoni rrugën ekzistuese Qafëthanë-Strugë, të shfrytëzohet avantazhi për ndërtim të një tuneli për të shmangur kalimin e autostradës dhe hekurudhës përmes zonave të ndjeshme të rajonit të mbrojtur”, thuhet në Draft-raportin e UNESKO-s.

Në dokument rekomandohet të shfrytëzohet koha për të kontrolluar mundësitë për kombinim të  autostradës, hekurudhës, linjës së transmetimit dhe tubacionit të gazit në një korridor të vetëm, të paktën për pjesën e Strugës në anën e Maqedonisë. Sidoqoftë, nga përmbajtja e Draft Raportit, mund të shihet se ndërmarrjet shtetërore në vend nuk janë shumë të gatshme të bashkëpunojnë me UNESKO për këtë çështje.

UNESKO shkon më larg me kërkesat në lidhje me hekurudhën për në Shqipëri, e cila planifikohet të ketë trasenë nga Kërçova përmes Strugës për në Lin. UNESKO kërkon që te ata të dorëzohet një studim gjithëpërfshirës krahasues me trasetë alternative për hekurudhën e Korridorit 8, duke përfshirë edhe ato që nuk kalojnë liqenin e Ohrit dhe në veçanti duke mos përfshirë trasenë të zgjedhur përmes Radozhdës për në Lin. Në të njëjtën kohë, UNESKO kërkon që dokumentacioni i azhurnuar i projektit për hekurudhën t’u dorëzohet atyre, si dhe kërkon një hartë të hollësishme që do t’i përfshjë linjat përgjatë të cilave do të kalojë hekurudha si dhe të gjitha rrugët e mundshme në rajonin e Strugës.

Përndryshe, “Meta.mk” vitin e kaluar ka shkruar për mendimet dhe pikëpamjet e ekspertëve të shtetit në lidhje me rekomandimet e dhëna nga UNESKO për objektet e infrastrukturës. Profesori Darko Mosllavac nga Fakulteti i Ndërtimtarisë atëherë vuri në pah që ridizajnimi i linjës hekurudhore për në Shqipëri do të zgjasë të paktën një vit dhe e gjithë kjo do të kushtonte nga 3 në 5 % të vlerës së trasesë së sapo hartuar. Për më tepër, ndërtimi i një tuneli alternativ nga Struga në Përrenjas do të kushtonte 15 deri në 30 milion euro për kilometër, tha atëherë Mosllavac. Ndërsa Qeveria llogariti që tunel i ri hekurudhor do të kushtonte mbi 100 milionë euro krahasuar me vlerën aktuale të parashikuar të hekurudhës Kërçovë-Lin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button