Juve dhe PSG kalojnë në çerekfinale

Në dy ndeshjet e kthimit të Ligës së Kampionëve të Evropës, që u luajtën sonte nuk ndodhi asnjë befasi.

Juventusi i Torinos, pas fitores bindëse me rezultatin 3:0 në ndeshjen e parë në Glasgow të Skocisë kundër Celticut, sonte sërish korri fitore (2:0) dhe me rezultatin e përgjithshëm 5:0 siguroi çerekfinalen e Ligës së kampionëve. Golat për torinezët i shënuan A. Matri në minutën e 24-të dhe Quagliarella, në minutën e 65-të.

Ndeshja tjetër mes PSG dhe Valencias ishte më e baraspeshuar, por edhe këtu mungoi befasia. Pas fitores së korrur në Valencia me rezultatin 2:1, skuadra franceze sonte arriti të luajë baras në Paris 1:1 dhe kështu ia doli të kalojë në çerekfinale, megjithë mungesën e lojtarit dhe golashënuesit të saj më të mirë, Z. Ibrahimoviq.

Jonas shënoi i pari për epërsinë e Valencias në minutën e 55-të, por 11 minuta më vonë vendësit barazuan me anë të Lavezzit, rezultat ky që nuk ndryshoi deri në fund të takimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button