Kosovës i shtohen edhe tri universitete publike

Qeveria e Kosovës ka marr vendim për themelimin edhe të tri Universiteteve Publike, në qytetin e Mitrovicës, Gjakovës dhe Gjilanit.

Zyrtarët më të lartë institucioneve të vendit këtë e kanë vlerësuar si një hap në ngritjen e cilësisë së arsimit, rritjen e punësimit dhe mirëqenies së qytetarëve të vendit. Gjithashtu është miratuar edhe projekt-rregullorja për procedurat dhe kriteret e kompensimit të ish të dënuarve politikë.
Në mbledhjen e kabinetit qeveritar të mbajtur të mërkurën ekzekutivi i vendit ka miratuar propozim-vendimin për themelimin e Universiteteve Publike në Mitrovicë, Gjakovë dhe Gjilan si institucione të arsimit të lartë.

Shefi i ekzekutivit të vendit, Hashim Thaçi ka thënë se duke marr parasysh faktin që edukimi superior ka qenë dhe është një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës e cila është e interesuar për ngritjen e universiteteve për cilësi dhe infrastrukturë, po merret ky vendim sot.

“Duke marr parasysh që ne jetojmë në epokën e përparimit të shkencës dhe teknologjisë, si kryeministër i Qeverisë së Kosovës dhe si kabinet qeveritar jemi përkushtuar që të ndërtojmë një sistem të arsimit të lartë. Prandaj Qeveria e Republikës së Kosovës në pajtim me Ligjin për arsimin e lartë të Republikës së Kosovës propozon themelimin e universiteteve publike në Mitrovicë, Gjakovë dhe Gjilan si institucione të arsimit të lartë. Edhe qyteti i Mitrovicës, Gjakovës dhe Gjilanit duhet të kenë universitetet e tyre, në mënyrë që të kenë krijohen këtyre rajoneve kushte dhe qasje në arsimin e lartë”, ka theksuar kryeministri Thaçi./telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button