3 të vdekur tek Uji i Ftohtë në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës në këto ditë pushimesh verore, teksa një person i armatosur ka qëlluar me automatik në ambientet e një lokali dhe në zonën e plazhit para tij, tek “Uji i Ftohtë”.

Nga të shtënat kanë mbetur 3 persona të vdekur, 2 djem dhe 1 vajzë, identitetii të cilëve është Diana Ademi, 40 vjeç, Ermal Isufi si dhe 17-vjeçari Skerdi Bajlozi.

Mësohet se plazhi ka qenë i mbipopulluar në momentin e ngjarjes, duke shkaktuar panik te pushuesit e gjendur atje. Policia mësohet se është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, raporton TCH.

Lajme të ngjashme

Back to top button