Yjet e “Hangover” rikthehen e janë gjithmonë në humor

Fansat duhet të jenë gëzuar shumë kur kanë mësuar se grupi që ka realizuar dy filmat “Hangover” do të bashkohet për të realizuar edhe një të tretë.

Dhe njësoj si në kohët e vjetra, yjet Bradley Cooper dhe Zach Galifianakis nuk e lënë argëtimin edhe kur mblidhen për të realizuar fotot për filmin e ri.

Të dy aktorët argëtuan madje edhe disa turistë që po kalonin aty, ndërsa ngacmonin njëri- tjetrin.

Cooper, i shpallur edhe si mashkulli më seksi në botë në vitin 2011, u fotografua me një Ducati të kuq nëpër Los Angeles.

Kurse Zach është fotografuar me një scooter.

Dy filmat e serisë “Hangover”, kanë qenë një sukses në kinema.

Filmi i parë i vitit 2009 mblodhi 467 milion dollarë nga një buxhet prej 35 milion dollarësh, kurse filmi i vitit 2011 grumbulloi 571 milion dollarë nga një buxhet prej 80 milion dollarë, edhe pse kritika nuk e priti fare mirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button