Rusi, orteku i merr jetën 5 të rinjve

Një ortek në Rusi i ka kushtuar jetën 5 të rinjve, ndërsa një tjetër është raportuar i zhdukur në një rajon malor në Siberi, njoftoi sot Ministria ruse e Situatave Emergjente. 

Shtatë të rinj të moshave 14 deri 18 vjeç ishin mbuluar nga një ortek në malin “Ak-Bachtyg”. 

Njëri prej tyre, arriti të shpëtonte dhe njoftoi menjëherë skuadrat e shpëtimit. 

“Kërkimet po vazhdojnë për të gjetur adoleshentin e fundit të raportuar të zhdukur, pavarësisht kushteve të vështira klimatike në këtë rajon në kufi me Mongolinë”, theksoi Ministria e Situatave Emergjente./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button