RMV, 200 ushtarë të ri profesionist sot dhanë betimin e tyre solemn

200 ushtarë të ri profesionistë të sapo rekrutuar dhanë betimin e tyre solemn sot në kazermat “Alekso Demnievski – Bauman” në Veles.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani i cili ishte prezent në këtë manifestim, përgëzoi ushtarët profesionistë të sapo rekrutuar dhe tha se, Armata nuk është e vetme sot – ajo ka 29 aleatë pas vetes, secili prej tyre i përkushtuar për paqen, sigurinë dhe stabilitetin, secili prej tyre i gatshëm për të mbrojtur këto vlera, transmeton Portalb.mk.

Ushtarët profesionistë

“Ju jeni NATO. Ju jeni të barabartë midis të barabartëve në Aleancën më të fuqishme ushtarako-politike në historinë e njerëzimit. Kini vetëbesim dhe vetëvlerësim, besoni në kapacitetet tuaja. “Dhe tregoni se ne përkasim atje, me më të fuqishmit dhe me me ndikimin”, tha Hasani.

Komandanti i Qendrës së Trajnimit Individual, nënkolonel Viktor Erkiq, gjithashtu iu drejtua ushtarëve profesionistë, duke theksuar se Armata sheh rini dhe kapacitete të reja në ushtarët profesionistë dhe se e gjithë puna, suksesi dhe angazhimi i tyre do të monitorohet dhe vlerësohet nga afër.

Në ceremoninë e betimit në kazermën e Velesit gjithashtu morën pjesë zëvendës-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral-major Azim Nuredini dhe zëvendës komandanti i Komandës për Stërvitje dhe Doktrina, kolonel Stojanço Todorov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button