Shtëpitë e përmbytura do të marrin nga 15.500 denarë

Pas ndihmës fillestare  intervenuese për popullatën, Qeveria me një pako të re masash, kësaj radhe për përkrahje infrastrukturore, përkrahje të bujqve, sajimin e vendbanimeve, do të ballafaqohet me pasojat e përmbytjeve që e përfshinë Maqedoninë Lindore, informoi  sot në pres konferencë zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjiorgjiev.

Qeveria në seancën e djeshme ka marrë informacion që parashikon sanimin e vendbanimeve që janë prekur apo tërësisht janë shkatërruar nga përmbytjet, që do të karakterizohen në katër grupe në pajtim me dëmtimet e marra nga të cilat do të varet edhe përkrahja dhe ndihma.

Kategoria e parë sqaroi ai, janë objektet që nuk kanë dëmtime të dukshme konstruktive, përveç lagështirës dhe dëmtimeve t mobileve dhe aparateve shtëpiake, ndërsa në të cilat pas pastrimit dhe dezinfektimit mund të jetohet pa pengesa.

Kategoria e dytë janë objekte që nuk kanë dëmtime të dukshme të elementeve konstruktive, por për të cilat nevojiten masa plotësuese sanksionesh dhe  punime të tjera siç janë ndryshimi i dyshemeve, dyerve, sanimi i brendshëm i mjediseve.

Kategoria e tretë janë objekte që pjesërisht janë dëmtuar elementët konstruktiv që duhet të sanohen me suvatime, betonime ndërsa i duhen edhe punime më të mëdha që  mund të përfundojnë të paktën nga 10 deri në 30 ditë./mia/

Lajme të ngjashme

Back to top button