MPB: Vazhdojnë incidentet në Shkup

Incidentet ndëretnike kanë vazhduar edhe mbrëmë në Shkup. Në raportin e MPB-së, janë regjistruar gjithsej pesë raste dhune. 

Rasti i parë ka ndodhur në ora 9 e 20, në afërsi të shkollës “Asuc”, kur 5-6 persona kanë sulmuar pa shkak dhe arsye një 17-vjeçar nga fshati Miladinovci i Shkupit. 

Rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 19 e 10, në autobusin nr. 9 në Bit Pazar, kur 6-7 persona kanë sulmuar një 16-vjeçar dhe bashkënxënësen e tij, 17-vjeçare. 

Disa minuta më vonë, një tjetër 17-vjeçar është rrahur nga 4-5 persona sapo kishte zbritur nga autobusi nr. 9 në Çairçanjë. 

Policia ka informuar se nga dhuna e djeshme kanë pësuar edhe dy autobusë të JSP-së dhe shoferët e tyre. 

Një rasti i tillë ka ndodhur fillimisht në lagjen Pintia, ku nga sulmi me gurë nga persona të panjohur ishte thyer një nga xhamat e autobusit dhe ishte lënduar shoferi i tij. 

Gjithashtu, autobusi nr. 68 ishte qëlluar me gurë në afërsi të Poliklinikës “Bit Pazar”, dhe si pasojë ishte thyer xhami i përparmë, por pa dëmtime në njerëz. 

Për të gjitha këto raste, MPB ka ndërmarrë masat e nevojshme të hetimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button