MTL: Merrni leje për ndërtim nga 1-15 qershor në mënyrë elektronike

 

Lejet për ndërtim nga 1 qershori do të jepen përmes rrugës elektronike. 

Softueri i ri që për këtë dedikim e përgatiti BNJVL-ja në bashkëpunim me Agjencinë për komunikime elektronike, do të mundësojë që leja për ndërtim në vend që për 45 ditë të merret për 15 ditë në qoftë se lënda është me dokumentacion të kompletuar.

Në prezantimin e sotëm të zgjedhjes elektronike për menaxhim me lejet për ndërtim, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski theksoi se sistemi i ri do të jetë në interes të qytetarëve, por edhe nxitje për investitorët e huaj. përmes sistemit elektronike do të bëhet pranimi i kërkesave për dhënie të lejes për ndërtim drejtpërdrejt në formë digjitale. 

I gjithë procesi do të përfshijë vetëm katër hapa nga dorëzimi i kërkesës deri te dhënia e lejes për ndërtim.

Nga 1 qershori BNJVL-ja në takimet me qytetarët dhe sektorin privat do ta prezantojë sistemin me qëllim të pranimit të vërejtjeve eventuale, ndërsa paralelisht do të kryhen trajnime të administratës.

“Gjatë përpunimit të veglës së re elektronike për lejet për ndërtim janë shfrytëzuar përvojat e Singaporit, ndërsa Maqedonia është shteti i vetëm në rajon që do të vendos një sistem të këtillë”, informoi Janakieski.

Vendosja e plotë e dhënies elektronike të lejeve për ndërtim kushton 200.000 euro./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button