RMV, përleshje ndërmjet qytetarëve dhe policisë në karnavalin e Vevçanit

Policia ka vlerësuar se janë shkelur masat mbrojtëse në karnavalin e Vevçanit, për çka edhe kanë realizuar aksionin policor për shpërndarjen e pjesëmarrësve.

“Punonjësit policor kanë ndërhyrë në Vevçani për shkak mosrespektimit të masave dhe rregulloreve për të parandaluar shpërndarjen e virusit korona, gjegjësisht ndalesa për grupimin e më shumë se katër personave, me çka rrezikohet shëndeti i qytetarëve në kushtet e pandemisë”, deklarojnë SPB Ohër.

Raportohet se qytetarët e Vevçanit, përkundër masave kufizuese, kanë tentuar të mbajnë karnavalin tradicional.

Stefan Dimovski nga SPB Ohër, transmeton Meta, ka theksuar se përkundër pajtimit që të mos të ketë grupime, përsëri janë regjistruar grupe të mëdha të njerëzve.

Hristijan Mickoski, kryetari i VMRO-DPMNE ka reaguar pas këtij aksioni policor.

“Kur qeveria organizon zgjedhje në Shtip dhe Pllasnicë, popullit i ndalon të organizojë karnaval, pasi ajo është kritikë për Qeverinë”, deklaroi Mickoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button