Roma do ta quaj stadiumin ‘Francesko Toti’

Roma dëshiron që në mënyrë të veçantë t’i falënderohet kapitenit Francesco Totti, kurse sipas mediave italiane, kjo mund të bëhet duke ia vendosur emrin e tij stadiumit të ri.

Krerët e Romës kanë në plan që, në afat prej tri vitesh, të ndërtojnë stadium të ri, kurse ai do ta mbante emrin e legjendës “El Capitano”.

Totti në ndeshjen kundër Genoas u bë golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Serie A me 225 gola, kurse që një kohë të gjatë ai është golashënuesi më i mirë në histori të Romës.

Në kreun e listës të Serie A, para Tottit është vetëm Silvio Piola me 274 gola. 

Lajme të ngjashme

Back to top button