Rroga vlen 5% më pak se vitin e kaluar!

Vlera e të ardhurave mesatare në Maqedoni kanë rënë për 5% në krahasim me dy vitet e kaluara.

Sipas të dhënave të ESHS-së, edhe pse të ardhurat nominale lehtësisht është rritur , të ardhurat reale në vitin 2012 ishte për 2.9% më e ulët se vitin e kaluar.

Kalkulatori në ueb faqen e ESHS-së tregon se harxhimet në vitin 2012 në cilindo muaj janë për 6% deri 9% më të larta se në vitin 2010, ose mesatarisht 7.3%.

Gjithashtu sipas ESHS-së, të ardhurat neto mesatare në periudhën janar-dhjetor 2012 ishte 20.902 denarë, ndërsa në periudhën e njejtë në vitin 2010 ka qenë 20.553.
Paga mesatare në dy vitet e kaluara është rritur për 350 denarë, gjegjësisht në vitin 2012 ka qenë për 1.7% më e lartë se viti 2010.  

Harxhimet për jetesë realisht rriten shumë më shpejtë seç rriten të ardhurat, ose me të ardhurat mund të blihen më pak prodhime seç bliheshin para sy vitesh.

Ish ministri i financave Nikolla Popovski thotë se paga reale në Maqedoni dy vite me radhë, zvogëlohet për 2-3%.

“Qytetarët me rrogat e tyre mund të blejnë më pak sepse të ardhurat rriten më pak seç rritet inflacioni në Maqedoni. Duke pasur parasysh atë se inflacioni është relativisht i ulët, 2-3% në vit, kjo d.m.th se realisht pagat nuk kanë asnjë lloj rritje dhe kjo është rezultat i krizës ekonomike dhe masave të dobëta nga qeveria” 

Popovski thotë se e keqja është që në sektorin privat pagat zvogëlohen më shpejtë se në sektorin publik, ndërsa pikërisht sektori provat gjithkund është gjenerator I ekonomisë. 

Qytetarët maqedonas asnjëherë nuk kanë qenë më të varfër thotë analisti ekonomik Zoran Vitanov.

„Sa ishin pagat vjet, 100 euro, sa janë tani 105 euro, në shikim të parë mendojmë se standardi është rritur për 5%, por nëse e analizojmë se sot me 105 euro blejmë 90 litra naftë, ndërsa vjet me 100 euro blinim 100 litra naftë, atëherë kuptojmë se realisht ne jemi në humbe për 10%.

Vitanov thotë se Maqedonia stimulon ekonomi parazite, në vend të asaj zhvillimore.

Lajme të ngjashme

Back to top button