Konferencë për procesin e revizionit të Strategjisë për zhvillim demografik

Zëvendësministri i punës dhe politikës sociale, Ibrahim Ibrahimi do të mbajë fjalim në konferencën “Procesi i revizionit të Strategjisë për zhvillim demografik 2008-2015 dhe krijimi i masave për politikë të qëndrueshme të popullatës në RM”.

Qëllimi i konferencës është që të potencohet rëndësia e ndikimit të politikave demografike ndaj zhvillimit gjithëpërfshirës shoqëror dhe të kihet qasje në grumbullimin e të dhënave për statusin e implementimit të deritanishëm të Strategjisë për zhvillim demografik. Kjo bëhet me qëllim të implementimit më të suksesshëm të masave gjithëpërfshirëse familjare për punësim, barazi gjinore, kujdes për fëmijët, shërbime shëndetësore dhe të tjera.

Konferencën e organizon Ministria për Punë dhe Politikë Sociale në bashkëpunim me zyrën e Fondit për popullatë në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button