Situata në Preshevë rrezikon Maqedoninë dhe Kosovën?

Analistët politik, Stevo Pendarovski dhe Ibrahim Mehmeti ndajnë qëndrime të ndryshme në lidhje me mundësinë e eskalimit të situatës edhe në Maqedoni si shkas i ngjarjeve në Preshevë. 

Në një prononcim për Portalb analistët Pendarovski dhe Mehmeti ndajnë mendime të kundërta, ku i pari përjashton mundësinë e përçimit të situatës së Preshevës në Maqedoni, ndërsa Mehmeti e shesh si rrezik real për të krijuar incidente që mund të marrin përmasa më të mëdha.
Pendarovski vlerëson se Presheva nuk është një rrezik potencial për destabilizimin e rajonit, madje siç thotë ai, situata e krijuar ka prapavijë politike duke marr si shkas bisedimet e Prishtinës dhe Beogradit.

“Jo nuk mendoj se ndodhitë në Luginën e Preshevës mund të kenë efekt në Maqedoni të paktën këtë vit. Edhe pse ekzistojnë grupe të ndryshme në Maqedoni dmth nga njëra ana shqiptarët që e cilësojnë të gabueshëm veprimin sërb dhe maqedonasit nga ana tjetër një pjesë e së cilëve e mbështesin në rrjetet sociale dhe bëjnë propagandë në këtë drejtim, unë vlersoj se këto nuk kanë fuqinë për të shkaktuar reaksione dhe do të mbesin në nivel facebook-u. Sipas logjikës sime bashkësia ndërkombëtare i dha liri veprimi qeverisë së Sërbisë për këtë lëvizje dhe nëse kjo nuk do të ishte sërbët nuk do të mund ta hiqnin përmendoren në atë mënyrë, prandaj vlersoj se situata është nën kontroll. Qëllimi i këtij veprimi mendoj se ka të bëjë me bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit ku Beogradi është i detyruar për shkak të integrimeve të bëj lëshime të mëdha në raport me Kosovën, kshuqë me veprimin në Preshevë qeveria sërbe tenton të dëshmojë autoritet para popullit të saj duke e mbajtur situatën në kontroll”, thotë Pendarovski për Portalb

Analisti Ibrahim Mehmeti e sheh ndryshe këtë problematikë. Ai vlerson se reagimet emocionale kanë shkaktuar problem në të shkuarën andaj nuk përjashtohen incidente edhe në Maqdoni duke pasur parasysh situatën e krijuar në Preshevë.

“Maqedonia realisht është në një situatë të rrezikshme duke pasur parasysh krizën politike dhe ngjarjet e përgjithshme në vend, andaj nuk dua ta nënvleftësoj ngjarjet në Preshevë të cilat mund të jenë si shkak dhe të ndikojnë emocionalisht te popullata që të reagojë në ndonjë mënyrë të caktuar gjë kjo që mund të marrë përmasa edhe më të mëdha më vonë. Në Maqedoni ekzistojnë shumë çështje të pazgjidhura që rrezikojnë shumë shpejtë të aktualizohen kur kemi situata të këtilla të ndjeshme në aspektin etnik prandaj vlersoj se situata është e ndërlikuar. Veprimet e qeverisë sërbe janë të pakuptimta sepse ndërkoh që kjo qeveri pretendon BE-në dhe NATON-n kryen aksione që rrezikojnë stabilitetin e brendshëm të Sërbisë por edhe të rajonit”, vlerson Mehmeti.

Zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës dhe veprimet e njëanshme të qeverisë së Sërbisë në lidhje me lapidarin e ushtarëve të UÇPMB-së kanë ngjallur reagime në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni nga ku shqiptarët e kanë ke kritikuar ashpër veprimin e qeverisë sërbe, madje duke e vlersuar atë si akt fashist dhe Millosheviçian që rrezikon kundërpërgigje dhe dalje të sitiuatës nga kontrolli. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button