UPDATE: Gruevski do të ketë 6 truproje, veturë zyrtare dhe shofer

Kryeministri i Maqedonisë edhe pas mbarimit të mandatit do të jetë i siguruar nga përfaqësuesit e MPB. 

Shumica parlamentare ka kaluar propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për qeverinë e Maqedonisë me çka i mundësohet kryeministrit që pas përfundimit të funksionit të ketë të drejtë për sigurim personal prej gjashtë të punësuarve në njësinë organizative për sigurimin e personave dhe objekteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, si dhe të drejtën për përdorim të veturës zyrtare dhe shoferit.

“Me ligjin e Qeverisë deri më tani nuk ka qenë e rregulluar pjesa e sigurimit të kryetarit të qevrisë pas përfundimit të funksionit. Kjo qeveri shpresoj që edhe qeverit tjera do ta vazhdojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe me këtë ligj ju garantohet siguri më e madhe. Shtet me demokraci parlamentare sic jemi ne e kanë të rregulluar kët cështje me ligj” tha nga VMRO-DPMNE.

Këtë ligj e kundërshtoi dhe votoi kundër PDSH-ja, e cila propozoi që ky ligj të tërhiqet nga procedura parlamentare. Ditë më parë këtë ligj e kundërshtoi edhe LSDM dhe PLD, të cilat kanë thënë se me këtë propozim Gruevski dëshiron të tërhiqet nga funksioni I kryeministrit dhe kërkon siguri më të madhe.

**********************
Në rendin e ditës të mbledhjes së kuvendit sot janë dorëheqjet e anëtarëve të Komisionit për verifikimin e fakteve, Bllagoja Geshoski dhe Janakie Vitanovski, të cilët para një muaji me vetëiniciativë e e lëshuan Komisionin për lustrim. 

Përveç kësaj pike të rendit të ditës, deputetët do të diskutojnë edhe për propozim-vendimin për shkarkimin e një anëtarit të Komisionit shtetëror për parandalimin e korruptimit, ndërsa në agjendë është edhe Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë për ndihmë juridike në lëndë civile dhe penale.

Si pikë e 53-të me rend është edhe propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar, që parasheh rritje të shtuar prej gjashtë truprojesh për kryeministrin pas përfundimit të funksionit të tij, si dhe të drejtën për veturë personale dhe shofer. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button