Berluconi: Më mirë do shkoj në burg se sa të punoj

Ish kryeministri italian Silvio Berlusconi deklaroi se në rast se Gjykata e lartë e konfirmon gjykimin me të cilën është akuzuar për mashtrim financiar, do të shkojë në burg se sa në ndonjë qendër për kryerjen e punës së dobishme shoqërore.

“Nuk do të pranoj të kryej punë të dobishme shoqërore, si kriminel i cili duhet të riedukohet”, deklaroi Berlusconi për gazetën ditore italiane “Libero”.

Gjykata e lartë të martën do ta rishikojë  ankesën e Silvio Berlusconit në gjykimin me të cilën ai është dënuar me katër vite burg për mashtrime financiare në suaza të aferës Mediaset.

Ish kryeministri i Italisë gjithashtu potencoi se nuk do ta shfrytëzojë të drejtën e tij për shkak të viteve të kaluara që dënimin ta vuajë në burg shtëpiak.

“Kam pothuajse 78 vjet dhe kam të drejtë që dënimin ta vuaj në burg shtëpiak. Nëse konfirmohet dënimi dhe e marr përgjegjësinë, dua të shkoj në burg”, deklaroi ai.

Për aferën e tij Berlusconi është dënuar në muajin tetor të vitit 2012.

Lajme të ngjashme

Back to top button