Ivon Veliçkovski: Komisioni për 24 dhjetorin mund të punojë pa kryetar

Kryetari i Partisë Liberale, Ivon Veliçkovski  ka deklaruar sot se Komisioni hetimor për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit mund të vazhdoj me punë edhe përkundër dorëheqjes së kryetarit të saj Borçe Davitkovski.

Veliçkovski madje u ka bërë thirrje dy partive politike të involvuara në ngjarjet e 24 dhjetorit VMRO dhe LSDM që të  ulen dhe të vazhdojnë punën se vetëm në atë mënyrë do të mund të zhbllokojnë.

“Debllokimi i Komisionit është i mundur  vetëm me bashkëpunim të përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së dhe miratimin e konstatimeve dhe rekomandimeve të Komisionit. Këtë e sugjeron edhe Bashkimi Evropian”, deklaroi Ivan Veliçkovski,  kryetar I PL-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button