RMV, 883 pacientë të hospitalizuar në të gjitha spitalet e vendit, 450 shtretër të lirë

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus që trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në të gjitha spitalet e vendit është 883 dhe në qendrat kovid ka rreth 450 shtretër të lirë spitalor, informoi Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.mk.

Vetëm në qendrat kovid të Shkupit, në 24 orët e kaluara, janë hospitalizuar 17 pacientë të rinj për shkak të ndërlikimeve nga koronavirusi, kurse gjithsej 379 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për KOVID-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet.

Në 24 orët e fundit, në klinikat internetë Shkupit kishte tetë pranime edhe atë:

  • 2 pacientë u shtruan në spital në Klinikën për Gastroenterohepatologji.
  • 4 pacientë u pranuan në Klinikën e Neurologjisë
  • 1 pacient u hospitalizua në Klinikën e Dermatologjisë dhe
  • 1 pacient në Klinikën për veshë, hundë dhe fyt.

Në qendrat kovid të spitalit 8 Shtatori u pranuan 6 pacientë të rinj, kurse në klinikën për sëmundje infektive u pranuan 3 pacientë gjatë 24 orëshit të kaluar.

Ndërkohë në po të njëjtën periudhë kohore në shtëpi janë lëshuar 10 pacientë të shëruar.

Për momentin në kovid-qendrën e:

  • Klinikës së Dermatologjisë po kurohen 24 pacientë
  • Klinikës për Neurologji 28 pacientë
  • Institutin TBC janë 26 pacientë
  • Klinikës së Nefrologjisë  21 pacientë
  • Klinikën për sëmudje të syve ka 3 pacientë
  • Klinikën ORL 16 pacientë
  • Klinikën për Gastroenterohepatologji të hospitalizuar janë 21 pacientë
  • SPQ 8 Shtatori ka gjithsej 102 të sëmurë
  • Në klinikën për sëmundje infektive qëndrojnë 96 pacientë
  • Institutin Kozle për sëmundje të mushkërive te fëmijët ka 24 pacientë

Nga ana tjetër, në qendrat kovid të qyteteve tjera të vendit, në 24 orët e kaluara është raportua se po trajtohen gjithsej 504 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus.

Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, numri i pacientëve që të dyshuar dhe konfirmuar me Kovid-19 që trajtohen nëpër spitalet e qyteteve të vendit është si vijon:

  • Manastir 30 pacientë
  • Shtipit  55 pacientë
  • Tetovë 19 pacientë
  • Veles 28 pacientë
  • Kumanovë 75 pacientë
  • Ohër 50 pacientë
  • Prilep 59 pacientë
  • Gostivar 25 pacientë
  • Strugë 31 pacientë
  • Strumicë 56 pacientë
  • Koçan 18 pacientë
  • Kërçovë 12 pacientë
  • Kavadar 26 pacientë
  • Gjevgjeli 11 pacientë
  • Dibër 9 pacientë

Gjatë ditës, siç informojnë nga Ministria, bëhen shkarkime të pacientëve të shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka një pasqyrë të situatës me kapacitetet dhe nëse është e nevojshme repartet do të zgjerohen më tej.

Numri i pranimeve ditëve të kaluara është stabile dhe deri në orën 8 të mëngjesit të sotëm kishte 90 vendet të lira, ndërsa pritet që gjatë ditës të bëhen raporte për pacientët ë shëruar dhe të lirohen dhe vende të tjera shtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button