Pendarovski takim me Mariçiqin dhe Simovskin, u bisedua për reformat gjyqësore dhe regjistrimin e popullsisë

Presidenti Stevo Pendarovski sot zhvilloi takim me ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe drejtorin e Entit Shtetërore të Statistikave, Apostoll Simovski. Në takim, Presidenti Pendarovski u informua për proceset e vazhdueshme të reformës gjyqësore, dhe aktivitetet dhe kapacitetet e Entit Shtetërore të Statistikave në pritje të regjistrimit, njoftuan nga kabineti i Presidentit, transmeton Portalb.mk.

Ministri i Drejtësisë e informoi Presidentin për metodologjinë e re për vlerësimin e punës së gjyqtarëve dhe kryetarëve të gjykatave, si dhe mjetin e ri për filtrimin dhe kontrollimin e punës së gjyqtarëve dhe gjykatave.

Presidenti Pendarovski përshëndeti vendimin e Këshillit për reforma në drejtësi për vetingun e gjyqtarëve, duke e vlerësuar atë si një hap përpara në krijimin e besimit të qytetarëve në punën e gjyqësorit. “Shteti ligjor është i një rëndësie ekzistenciale dhe duhet të vendoset në themele të shëndosha. Reformat në drejtësi duhet të jenë efektive dhe këtu nuk duhet të ketë selektivitet dhe tolerancë”, theksoi Presidenti Pendarovski.

Në takim, u shkëmbyen mendime mbi aktivitetet e ardhshme që duhet të realizohen nga institucionet shtetërore në drejtim të zbatimit të regjistrimi të popullsisë.

Drejtori i Entit Shtetërore të Statistikave, Apostoll Simovski tha se Enti është plotësisht i përgatitur për të kryer këtë operacion statistikor në kontekstin e pjesës metodologjike dhe teknike të regjistrimit, dhe shprehu pritje që Ligji të sillet sa më shpejtë, me qëllim që të veprojnë në kohë dhe në mënyrë adekuate.

Presidenti Pendarovski edhe një herë shprehu shpresën që zgjidhja e re ligjore të përfshijë standardet më të larta statistikore të Eurostatit në mënyrë që të realizohet regjistrim i vlefshëm dhe i besueshëm, siç i ka hije një shteti demokratik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button