14 përqind e shqiptarëve e pëlqejnë ‘Shkupi 2014’

Në anketën e fundit të realizuar nga Instituti “Dimitrije Çupovski” në pyetjen “Sa e përkrahni apo nuk e përkrahni projektin Shkupi 2014”, pozitivisht janë shprehur 24.4 për qind e qytetarëve të anketuar, “deri-diku” janë përgjigjur 29.2 për qind, ndërsa 34 për qind e të anketuarve janë përgjigjur negativisht.

Ndërkaq, në pyetjen e njëjtë 28 për qind të maqedonasve janë shprehur se e përkrahin projektin Shkupi 2014, rreth 27 janë përgjigjur se nuk e përkrahin, ndërsa 42 për qind janë përgjigjur se pjesërisht e përkrahin. Anketa gjithashtu tregon se 14 për qind e qytetarëve shqiptarë e përkrahin projektin, 57 për qind e tyre janë shprehur negativisht, ndërsa 26 për qind e tyre janë shprehur së pjesërisht e përkrahin.

Në pyetjen tjetër “Sa i pëlqeni ndërtimet e reja të stilit barok”, 25 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se aspak nuk e pëlqejnë, kundrejt 21 për qind të anketuarve tjerë që janë përgjigjur pozitivisht. Ndërkaq sa i përket  përmendores së “Aleksandrit të Madh” , 49 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se e pëlqejnë, kurse 22 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se nuk e pëlqejnë.  

Anketa e Institutit “Dimitrija Çupovski” është realizuara në periudhën nga 26 qershor e deri më 7 qershor, ku janë përfshirë 2000 qytetarë

Lajme të ngjashme

Back to top button