RMV, policia arrestoi personin që fëmijës i dha armë dhe e mësoi të gjuajë, pastaj videon e publikoi në Tik-Tok

Ministria e punëve të brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut ka arrestuar 39-të vjeçarin e dyshuari i cili fëmijës i ka dhënë një armë dhe e ka mësuar të gjuan, pamje të cilat janë publikuar pastaj në aplikacionin Tik-Tok, transmeton Portalb.mk.

“Sot, në ora 20:10, punonjësit policorë nga SPB Tetovë e kanë arrestuar 39-të vjeçarin A.Xh. nga Bogovina, për shkak dyshimeve se në rrjetin social “Tik-Tok” ka publikuar video, ku një fëmijë gjuan me pistoletë, ndërsa i ndihmojnë dy persona”, raportojnë nga MPB.

Policia njoftoi se është njoftuar edhe Qendra për punë sociale, ndërsa ndaj të dyshuarit do të fillojë hetim në bazë të nenin 396 nga Kodi Penal, në lidhje me armëmbajtjen pa leje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button