Në Maqedoninë e Veriut katër zanate me ulje të TVSH-së prej 18 në 5 përqind

Në Maqedoninë e Veriut katër kategori të shërbimeve do të shfrytëzojnë ulje të TVSH-së prej 18% në 5%, si mbështetje për zhvillimin e tyre, transmeton Portalb.mk.

“Në përputhje me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Tatimin mbi vlerën e shtuar, nga një janari i vitit 2021 te shërbimet e zanateve do të zbatohet shkalla e taksës prej 5%”, kanë sqaruar nga Drejtoria për të ardhura publike.

Këtë të drejtë do ta shfrytëzojnë shërbimet e regjistruara si zanate në përputhje me Ligjin për zanate. Kategoria e shërbimeve që do të shfrytëzojnë këtë të drejtë janë: riparimi i biçikletave, këpucëve dhe prodhimeve të lëkurës, qepja dhe arnimi i veshjeve të shtëpive dhe shërbimet e floktarisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button