Në Kosovë ndërruan jetë 4 pacientë me Kovid-19

Kosova sot raportoi që në 24 orët e fundit ka regjistruar gjithsej 229 raste të reja me Kovid-19 nga testimi i 1.294 qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (62 vjeç), Malishevë 1 rast (33 vjeç), Skenderaj 1 rast (71 vjeç)’, njoftojnë nga Instituti kombëtar i shëndetit.

Në këtë periudhë raportohet se janë shëruar gjithsej 363 pacientë, ashtu që nga fillimi I pandemisë janë shëruar gjithsej 42.215 pacientë. Kosova ka gjithsej 8.176 raste aktive, ndërsa nga fillimi I pandemisë janë regjistruar 1.340 viktima, ndërsa gjithsej janë regjistruar 51.731 raste positive nga gjithsej 186.031 testime.

Insituti sqaroi se rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 101 raste, Podujevë 20 raste, Pejë 17 raste, Ferizaj 14 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjakovë 9 raste, Istog 9 raste, Mitrovicë 8 raste, Lipjan 7 raste, Obiliq 5 raste, Vushtrri 5 raste, Suharekë 4 raste, Prizren 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Junik, Malishevë, Novobërdë dhe Shtime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button