Planet e BE-së për vitin 2021– ambicie me vëmendje

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.

Malinka Ristevska Jordanova

Më së pari të shqyrtojmë kornizën afatgjatë të planifikimit në BE. Për herë të parë, këtë vit tre institucionet – Parlamenti, Këshilli dhe Komisioni Evropian miratuan konkluzione për qëllimet politike më afatgjata – për periudhën 2020-2024. Qëllimet janë në linjë të Agjendës strategjike të Këshillit Evropian nga viti 2019 për këtë mandat politik të institucioneve evropiane, me një shtojcë të rëndësishme: rikuperim i plotë i krizës së shkaktuar nga KOVID-19, që u bë prioriteti i parë. Qëllimet e tjera iu përgjigjen atyre në Agjendën strategjike: mbrojtje e qytetarëve dhe e lirive; zhvillim i ekonomisë së fortë dhe qëndrueshme; ndërtim i Evropës neutrale në aspektin klimatik, ekologjike, të drejtë dhe sociale; dhe avancim i interesave evropiane dhe vlerave në skenën globale.

T’i kthehemi planeve dhe prioriteteve për vitin 2021. Ato u  theksuan në fjalimin vjetor të kryetares së Komisionit fon der Lajen, më tutje të përpunuara në Programin e punës së Komisionit dhe të konfirmuara me Deklaratën e tre institucioneve të BE-së për prioritetet legjislative në vitin 2021. Veçojmë disa prej tyre.

1.Zbatim i “Marrëveshjes së gjelbër evropiane”

Krahas revizionit të përgjithshëm të legjislacionit për klimë dhe energji, për zvogëlim të emetimeve për 55% deri në vitin 2030 në krahasim me vitin 1990, planifikohet edhe “mekanizëm për adaptim të limitit të karbonit”, me çka duhet të parandalohet përkatësisht të kontrollohet “importimi” i ndotjes me karbon në BE. Revizionit do t’i nënshtrohet edhe legjislacioni për “transport të mençur” dhe rrjete transporti. Do të zbatohet Plani për ekonomi cirkulare, veçanërisht nëpërmjet grumbullimit dhe përdorimit të serishëm të aparateve elektronike. Fusha tjera të veprimit janë mjedis jetësor– veçanërisht ruajtja e biodiversitetit, si dhe siguria e ushqimit, me theks në zgjidhje inovuese që nuk do ta degradojnë mjedisin jetësor.

2.Formësim të agjendës digjitale evropiane

Do të propozohen qëllime për Dekadën digjitale evropiane – në aspekt të lidhshmërisë, shkathtësive dhe shërbimeve publike digjitale. Prioritet do të jetë edhe rregullimi i aspekteve të inteligjencës artificiale, si dhe vendosja e identitetit digjital evropian. Nëse nuk arrihet marrëveshje në nivel ndërkombëtar për tatim të shërbimeve digjitale, KE planifikon propozim për detyrim të posaçëm. Revizioni parashihet edhe për rregullat e konkurrencës, si dhe azhurnim i strategjisë industriale, për t’u marrë parasysh pasojat nga KOVID-10, por edhe legjislacion i ri për mbrojtje të kushteve të punës që sigurojnë shërbime nëpërmjet platformave.

3. Qëllim kryesor i prioritetit “Ekonomi për qytetarët” është kriza shëndetësore dhe ekonomike të mos shndërrohet në krizë shoqërore. Në plan të parë është vënë zbatimi i “Shtyllës evropiane për të drejta sociale”. Sërish si mësim nga kriza e shkaktuar nga KOVID-19, parashihet revidim i legjislacionit për siguri dhe shëndet gjatë punës, por edhe plan aksionar për ekonomi sociale. Pritet mbështetje financiare për ekonomitë por me vëmendje në qëndrueshmërinë fiskale. Thellimi i mëtejmë i unionit ekonomik dhe monetar parashihet në fushat e tregjeve kapitale dhe unionit bankar. Komisioni planifikon edhe legjislacion për përgjegjës korporative, si dhe vendosje të standardit për obligacion të gjelbër evropian.

4.Për “Evropë më të fortë në botë”, Komisioni do të përkushtohet në fuqizimin e rolit të BE-së në multilateralizëm (reforma në OBSH, OBT). Paralajmërohet ripërtëritje e partneritetit me fqinjësinë jugore. Pritet edhe qasje e re strategjike për pjesëmarrësit e mëparshëm në pikat e krizës, si dhe kominike për ndihmë humanitare. Ndërsa, konkluzionet e tre institucioneve nga dhjetori i vitit 2020, menjëherë reagojnë në zgjedhje presidenciale në SHBA me vendosje të bashkëpunimit transatlantik si prioritet.

5.Ambicioz është prioriteti i Komisionit i titulluar “avancim i mënyrës tonë të jetës”. Këtu është përfshirë propozimi për fuqizim të kornizës së BE-së për rreziqe shëndetësore ndërkufitare, me themelim të agjencisë për hulumtime të avancuara dhe zhvillim biomjekësor. Planifikohet strategji e re për Shengen. Megjithatë, thelbësore në këtë prioritet është operacionalizimi i Paktit të për migrim dhe azil. Interesante është që në suazat e migrimit legal parashihet pako për “talent dhe shkathtësi”, ndërsa këtë vit janë paraparë edhe pakt aksional kundër kontrabandimit të migrantëve dhe strategji për kthim vullnetar dhe reintegrim.Prioritet është edhe lufta kundër krimit të organizuar dhe kundër terrorizmit, ndërsa parashihet edhe strategji e veçantë për luftë kundër anti-semitizmit.

6.Fuqizimi i demokracisë dhe mbrojtjes së vlerave evropiane tanimë u tregua si gurë e nxehtë. Pas raporteve për sundimin e të drejtës, në procedurë është Plani aksionar për demokraci i BE-së, ndërsa vitin e ardhshëm priten edhe propozimet e strategjive për të drejtat për pengesë dhe për fëmijë. BE ende nuk anëtare e Konventës së Stambollit, por si prioritet përcaktohet propozim i ri për luftë kundër dhunës në bazë të gjinisë.

Propozim i ri pritet edhe për financim të partive evropiane dhe transparencë në fushatat e paguara. Prioritet i rëndësishëm janë edhe masat për mbrojtje të gazetarëve dhe shoqërisë qytetare nga paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike – rrezik më i ri në kontinentin evropian. Komisioni parasheh edhe vlerësim të gjendjeve në rajonet, veçanërisht pas KOVID-19, si dhe zhvillim të vizionit afatgjatë për rajonet rurale. Pikërisht në drejtimin e situatës pas krizës, edhe më tepër theksohet nevoja për sjellje të vendimeve të bazuara në prova dhe vlerësime solide të ndikimit të rregullores, ndërsa paralajmërohet edhe nismë e re për reduktim të barës administrative. Përfundimisht, theksohet nevoja për zbatim dhe përmbarim, në bashkëpunim me shtetet anëtare.

Edhe programi i Treshes – kryesitë e Gjermanisë, Portugalisë dhe Sllovenisë e ndjek logjikën e Agjendës strategjike, gjithsesi i modifikuar me pasojat e KOVID-19. Pasi kryesimi gjerman e përfundoi punën me miratimin e buxhetit shumëvjeçar të Bashkimit, duke e përfshirë edhe përgjigjen e krizës së shkaktuar nga Kovid-19, si dhe marrëveshja përfundimtare për Bregzit, kryesimi i Portugalisë proklamoi tre prioritete. Ato janë: ripërtëritje evropiane, e ndihmuar me tranzicionet klimatike dhe digjitale; aplikim i shtyllës sociale dhe fuqizim i autonomisë strategjike evropiane. Ato në mënyrë plotësuese janë përpunuar në pesë drejtime, por ende jo në program të plotë të Kryesisë. Në dokumentet e publikuara deri tani të kryesimit të Portugalisë nuk ka angazhime të veçanta për Ballkanin Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button