RMV, hetime për dy vëllezërit në Hasanbeg, pasi në bunkerin e shtëpisë u gjetën armë dhe drogë

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka kërkuar nga Gjykata Penale në Shkup paraburgim për 32 vjeçarin nga Hasanbegi i Shkupit, pasi  javën e kaluar dyshohet se në shtëpinë e tij janë gjetur armë dhe drogë, transmeton Portalb.mk.

Në lidhje me rastin, më 22 dhjetor është nisur procedurë hetimore edhe për vëllain e tij 27 vjeçar, i cili është 30 ditë në paraburgim, pas kërkesës së Prokurorisë drejtuar Gjykatës.

Në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur 4.5 kilogram heroinë dhe një kilogram kokainë, raportoi Policia pas kryerjes së bastisjes së realizuar në shtëpinë e 27 vjeçarit në Hasanbeg, ku gjeti armë dhe lëndë narkotike.

“Gjatë kontrollit, u gjet një pistoletë Magnum 357, një pistoletë HS dhe pako me rreth 200 plumba”, njoftojnë nga policia, duke sqaruar se armët dhe sasia e drogës është gjetur në një bunker special.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button