Hasani në Dinamo Zagreb ?

Futbollisti nga Tetova që luan në Bundesligën gjermane me Wolfsburgun, Ferhan Hasani siç duket së shçejti do të transferohet ne Zagreb për tu bashkangjitur me skuadrën kroate të Dinamos, njoftojnë mediat kroate.

Hasani i cili këtë afat kalimtar u gjend në listën e transferimeve të skuadrës së Wolfsburgut ishte cak i kroatëve edhe para transferimit të tij në Gjermani.

“Po jemi pranë aktivizimit të një sulmuesi, për disa ditë mund ta zyrtarizojmë lajmin, por akoma nuk mund të flas asgjë sepse procedura nuk ka përfunduar dhe kjo do të ishte jo serioze”, u shpreh presidenti Dinamos së Zagrebit, Mamiç, për të përditshmen kroate “Vecerne Novosti”.

Vlera e kartonit të Hasanit nga Wolfsburg është caktuar 300 000 euro, shumë kjo e cila nuk paraqet problem për ekipin e Dinamos së Zagrebit.

Lajme të ngjashme

Back to top button