Tetovë, interesim i lartë i pensionistëve për pushime në Banja

Me 14 janar ka filluar afati për dorëzimin  e dokumentacionit të pensionistëve për të shkuar në banja në kuadër të projektit të Ministrisë së punës dhe politikës Sociale, për dërgimin e pensionistëve në banja të financuar nga kjo ministri.

Ali Alija, arkivues  në Fondin Pensional   në Tetovë tha, “Këtë vit  interesimi i pensionistëve është i madh dhe nga dita kur ka filluar aplikimi e deri më sot janë paraqitur  mbi 350 pensionistë  dhe ne presim që  ky numër të rritet deri në përfundimin afatit me 14 shkurt”. 

Nga Fondi Pensional thonë se edhe këtë vit ashtu si vitin a kaluar Ministria e punës dhe Politikës Sociale, nga Tetova do të dërgojë 1300 pensionistë për në banjat e Dibrës ndërsa përparësi do të kenë ato pensionist që nuk kanë qenë në banja dhe që kanë pension më të ulët. 

Përzgjedhja bëhet nga ana e Ministrisë për Punë dhe Politikë sociale, ndërsa edhe për këtë vit pritet që në banja të shkojnë mbi 10 mijë pensionistë nga Maqedonia. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button