OBSH: Bota në të ardhmen mund të përballet më një pandemi më të fuqishme se COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se bota në të ardhmen mund të përballet me një pandemi shumë më të madhe sesa pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus zhvilloi konferencën e fundit për media të vitit 2020 me anë të video-konferencës, nga selia e OBSH-së në Gjenevë të Zvicrës.

Ai tha se ka kaluar një vit këtë javë prej kur OBSH-ja kishte mësuar rastet për “pneumoni me shkak të panjohur” nëpërmjet njoftimeve të publikuara në Wuhan.

Ghebreyesus i mbroi politikat e organizatës gjatë pandemisë së COVID-19. “Kemi punuar me mijëra shkencëtarë anembanë botës për të krijuar një solidaritet global. Çdo dit mësojmë diçka të re. Ndonjëherë mirë, ndonjëherë e vështirë, madje ndonjëherë plotësisht habitëse por gjithë të dobishëm”, u shpreh ai.

Kreu i OBSH-së falënderoi gazetarët që gjatë një viti ndoqën konferencat për media të OBSH-së. “Askush prej ne nuk mund ta përfundojë pandeminë vetëm, por këtë pandemi do ta përfundojmë së bashku”, tha ai.

“COVID-19 nuk është pandemia më e madhe”

Drejtori ekzekutiv i OBSH-së për emergjencat shëndetësore, dr. Mike Ryan, duke iu përgjigjur pyetjeve, theksoi se bota e sotme është në një fazë të përparuar në aspektin e shkencës dhe vaksinave.

Duke theksuar se pandemia e COVID-19 është e fuqishme dhe është përhapur me shpejtësi në nivel global, ai tha se “Padyshim që kjo nuk është pandemia më e madhe. Ky virus është shumë ngjitës, vret njerëzit dhe privon shumë njerëz nga të dashurit e tyre”.

Ai theksoi se shkalla e vdekshmërisë në pandemi është e ulët krahasuar me sëmundjet e tjera që ndodhin, duke marrë parasysh numrin e rasteve me COVID-19. “Ky është një alarm paralajmërues. Duhet të jemi të gatshëm për një gjë (pandemi) që mund të jetë më e fuqishme në të ardhmen”, u shpreh Ryan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button