RMV, bankat kërkojnë afat të ri ligjor që t’i paguajë përfituesit e mbetur të ndihmës financiare

Me qëllim të zbatimit me sukses të ndihmës financiare prej 6,000 denarë, Shoqata e  Bankave të Maqedonisë, kërkon ndryshimin e Ligjit për mbështjetje financiare, me të cilin do të shtyheshin afatet për pagesën e mbështjetjes financiare, në mënyrë të që kryenin edhe pjesën e mbetur të qytetarëve, njofton Portalb.mk.

“Në këtë periudhë të shkurtër, me sukses u janë paguar mbi 90 përqind të përfituesve të ndihmës financiare. Shoqata e Bankave të Maqedonisë informon publikun se antarët tanë – bankat, si edhe deri tani, janë të gatshme me të gjitha burimet e tyre të përmbushin projektet me interes publik, veçanërisht ato të destinuara për kategoritë e qytetarëve përfitues të ndihmës sociale. Në këtë mënyrë, aktivitetet duhet të jenë gjithmonë brenda rregulloreve ligjore. Në atë kuptim, pas skadimit të afateve të dhëna ligjërisht, për të realizuar pagesën e të gjithë qytetarëve të cilëve nuk u është paguar mbështetja financiare në afatin e paraprak ligjor, është e nevojshme të bëhen ndryshime në Ligjin për mbështetje financiare në mënyrë që afatet ekzistuese të zëvendësohen me afate të reja më të gjata”, thuhet në deklaratën e Shoqata e Bankave të Maqedonisë.

Me qëllim të zbatimit me sukses të ndihmës financiare prej 6,000 denarë si pjesë e paketës së katërt të masave antikrizë, bankat i vunë në dispozicion në maksimum burimet e tyre dhe në përputhje me Ligjin për mbështetjen financiare në afat të shkurtër ligjor, deri në fund të orarit të punës më 25 dhjetor kryen shpërndarjen e fondeve në llogaritë e transaksioneve të qytetarëve, informoi Shoqata e Bankave të Maqedonisë.

Qeveria  më 12 dhjetor publikoi listën, e qytetarëve të cilëve u takon ndihma shtetërore, si pjesë e pakos së katërt të masave ekonomike për ballafaqim me krizën e shkaktuar nga pandemia.

Masat parashohin që 283 mijë qytetarë të marrin nga rreth 6000 denarë apo 100 euro. Këtu përfshihen qytetarët me të hyra të vogla, qytetarët me pensione të ulëta, përdoruesit e ndihmës sociale, të rinjtë të moshës prej 16-29 vjet, artistët dhe personat të tjerë të përfshirë në veprimtarinë e kulturës, punonjësit e filmit artistët e estradës.

Nga Qeveria sqaruan se ndihma për kategoritë e rrezikuara nuk do të shkojë përmes kartelave pagesore, por në mënyrë të drejtpërdrejtë në xhirollogaritë e tyre bankare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button