Tito: Mund ta zëvëndësojmë Valdesin

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, ka thënë se ai respekton vendimin e Victor Valdes për t’u larguar nga Barcelona në vitin 2014 dhe është i bindur se klubi mund të gjejë zëvëndësimin e përshtatshëm.

 “Unë kam biseduar me të dhe do tëmë pëlqente që ne të respektojmë vendimin e tij. Ne duhet ta respektojmë atë, ai është portieri jonë dhe përderisa ai është me ne, duhet ta ndihmojmë që të gjejë një klub të mirë dhe që t’i japim lamtumirën e merituar”.

“Ai meriton respektin e klubit, pasi ka bërë shumë për këtë institucion. Ai nuk ka thënë se dëshiron të largohet, ai ka thënë se nuk dëshiron ta rinovojë kontratën. Ka njerëz që mendojnë për klubin dhe i japin kohë për të transferuar një portier tjetër të mirë”.

“Muajt e fundit ai ka qenë i lumtur,  nuk mendoj se ai ka probleme me ne. Nuk bëhet fjalë as për të holla, pasi bisedimet as që nisën. Ne kemi të drejt të luajmë ku kemi dëshirë, në cilin vend ne kemi dëshirë”, ka thënë Vilanova./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button