Takim Ahmeti-Wohlers
Sot në Ambasadën Amerikane në Shkup, Kryetari i Bashkimit Demokratik
për Integrim, z. Ali Ahmeti, realizoi takim pune me Ambasadorin e SHBA
në Maqedoni, z. Pol Volers.
Z. Ahmeti dhe z. Volers diskutuan rreth situatës akutale në vend,
zgjedhjet lokale të vitit 2013, rreth procesit integrues të Maqedonisë
në NATO dhe Bashkimin Evropian si dhe rreth situatës në rajon.
Z. Ahmeti iu përgjigj interesit të Ambasadorit Volers rreth procesit të
nominimeve të kandidatëve të Bashkimit Demokratik për Integrim për
kryetar komunash duke thënë që përfundimisht në BDI u vendos standard i
nominimeve që përputhet me përkrahjen e qytetarëve dhe që gara brenda
BDI ishte shumë transparente dhe demokratike.
Duke diskutuar më tej për zgjedhjet lokale, bashëbiseduesit u dakorduan
që të gjitha palët duhet të janë konstruktive dhe që Maqedonia duhet ta
shfrytëzoj përparimin e arritur në samitin e fundit të Bashkimit
Evropian. Maqedonia duhet ti ndihmoj miqtë ndërkombëtar që të përpilojnë
raport pozitiv dhe të hapin rrugën për marrjen e datës për fillim të
negociatave me BE. Ndryshe, procesi integrues po vendnumëron dhe ne të
gjithë bashkë, si qytetarë të këtij vendi, po paguajmë kosto të lartë
duke qenë jashtë NATOsë dhe BEsë.
Çështja emrit gjithashtu kërkon konsenzus të mbarë shoqërisë sepse
zgjidhja sa më e shpejtë e këtij konteksti me fqiun jugor, Greqinë, do
ta bëjë Maqedoninë anëtarë të NATOsë si dhe do të hap rrugën drejt
Bashkimit Evropian.
Kryetari Ahmeti theksoi që vendi i opozitës është në Parlament dhe që
bojkoti i zgjedhjeve lokale nuk i bën mirë vendit, por të gjithë bashkë
duhet të japim kontribut për tejkalim të dallimeve në të mirën e
qytetarëve tanë.
Duke folur për situatën në Luginën e Preshevës, Z. Ahmeti dhe Z. Volers
u pajtuan që dialogu midis palëve është mënyra më e mirë e zgjidhjes së
çdo sfide. Kryetari Ahmeti theksoi që shqiptarët e Luginës dhe serbët e
Kosovës duhet të paraqesin ura lidhëse midis Kosovës dhe Sërbisë, dhe jo
të krijojnë ndasi.