Përmbytje në Durrës, Krujë e Fier

Reshjet e dendura të shiut gjatë 24 orët e fundit kanë shkaktuar situatë kritike në qytetin bregdetar të Durrësit dhe veçanërisht në lagjet periferike. Shkolla 9-vjecare Hasan Koci në Shkozet ka mbyllur dyert për nxënësit, pasi oborri i saj është përmbytur dhe uji ka depërtuar brenda në godinë. 

Situata është kritike në zonën e Shkozetit, si dhe në atë të plazhit, ku banorët kanë nisur të protestojnë ndaj autoriteteve dhe strukturave lokale.

“Deri kur do të vazhdojë kjo situatë? Cfarë bën Qeveria, e cila kërkon vetëm votat dhe harron që këta njerëz përmbyten. Ky problem është i vazhdueshëm”, thotë një banor.

Në zonën e plazhit banorët kanë bllokuar rrugën dytësore, duke mos lejuar asnjë automjet të kalojë nëpër të, ndërsa akuzojnë pushtetarët qëndrorë dhe vendorë që vetëm japin premtime elektorale dhe nuk arrijnë dot të zhbllokojnë dhe mirëmbajnë kanalet kulluese që ndodhen jashtë funksionimit.

Banorët e plazhit dhe Shkozetit shprehen gjithashtu se nuk janë kompensuar asnjëherë për dëmet e shkaktuara edhe pse kanë bërë vlerësimet pas cdo përmbytjeje, ndërsa shtëpitë dhe bizneset e vogla vijojnë të ndodhen në ujë dhe gjendja të rëndohet gjithnjë e më shumë.

Burime nga prefektura e qarkut Durrës pohojnë, se edhe në rrethin e Krujës ka probleme të shkaktuara nga reshjet e shumta. Afro 20 shtëpi ndodhen nën ujë, ndërsa dhjetëra hektarë tokë dhe banesa të tjera janë të izoluara nga uji./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button