Enis Tollumi, fotografi nga Dibra i cili realizoi fotosesion për Miss Globe (VIDEO)

Fotografia është bërë një nga profesionet më atraktiv për të rinjtë. Në një intervistë për Portalb, Enis Tollumi, një fotograf shumë i vlerësuar nga Dibra, na tregoi për karrierën e tij si dhe për atë se si mund të realizojmë një fotografi profesionale.

“Gjithçka filloi si një hobi, duke fotografuar të afërmit e mi. Më pas vazhdova të punoj në evente të ndryshme si dasma, ditëlindje e tjerë. Por, unë kërkoj shumë nga vetja dhe kështu mendova të dal jashtë shtetit tim, shkaku se në Maqedoni nuk vlersohet aq shumë profesioni i fotografit, e sidomos në një qytet të vogël si Dibra. Fakti se në atë qytet nuk ka aq shumë aktivitete dhe prespektiva, vendosa të intersohem për oferta jashtë vendit. Kështu fillova të punoj në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi për brende të ndryshme, emisione dhe atelie”, na deklaroi ai.

This slideshow requires JavaScript.

Enisi për një periudhë shumë të shkurtër arriti të njihet dhe të vlerësohet brenda dhe jashtë vendit. Këtë vit ai mori pjesë si fotograf në Miss Globe dhe sa i përket eksperiencës atje, ai thotë:

“Në Miss Globe kalova një eksperiencë shumë të bukur, me ca pakënaqësi. Aty njoftova 42 vajza nga 42 shtete të ndyshme, me kultura të ndyshme. Realisht, aty u ndjeva si një familje bashkë me gjithë stafin dhe jam shumë me fat që kisha rastin të kaloj një eksperiencë kaq të bukur dhe tani mund të them që kam shoqëri në çdo cep të botës.” tha Enisi.

This slideshow requires JavaScript.

Ndërsa, sa i përket pjesës se si ne mund të realizojmë një fotografi më të bukur, Enisi na tregoi disa truqe!

“Për të realizuar një fotografi më të bukur, do të duhet të ilustrohet me shembuj. Por, unë nga eksperienca ime mund të them një gjë, për të krijuar një fotografi të bukur duhet të dy palët (fotografi dhe modelja) të jenë në disponim të mirë. Gjithashtu, vendi, këndi dhe ndriçimi duhet të jenë të përshtashëm. Ndërsa, modelja duhet të ketë vetëbesim, të jetë më e lirë dhe të kap pozat e duhura.” u shpreh Enis Tollumi

Qëllimi i Enisit tani është që të shfaqet sa më shumë dhe të njihet nga publiku. Me gjithë punën dhe përkushtimin që ka tani, besoj se është në rrugën e duhur!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button